MËKATET SHKAKTOJNË PËRBUZJE
Kryerja e mëkateve shkakton përbuzje. Ky është një fakt i vërtetë, sepse krenaria qëndron vetëm në bindjen ndaj Allahut.
Allahu (xh.sh) thotë: “Kush e dëshiron krenarinë, (le ta dijë) se e tërë krenaria i takon All-llahut” , që do të thotë se njeriu duhet ta kërkojë krenarinë duke iu bindur Krijuesit të tij.
Disa nga dijetarët e parë bënin këtë lutje: “O Zot, më bëj krenar me adhurimin Tënd dhe mos më përbuz me mungesën e bindjes ndaj Teje!”
Hasan El-Basriu ka thënë: “Edhe sikur mushka t’i shkelë me këmbë dhe mbi ta të kalojnë kuajt, zemra e tyre nuk do ta braktisë kurrë mëkatin. Allahu ka caktuar që i pabinduri të përbuzet.”
Abdullah Ibn Mubareku ka thënë:
Kam parë zemrat që në mëkat vdesin
këmbëngulja në to përbuzjen trashëgon
Braktisja e mëkateve është jeta e zemrave
Mirësi kur hapi yt prej tyre të largon
Titulli në shqip: “Sëmundja dhe Ilaçi”
Autori: Ibn Kajjim el Xheuzije (751h)
©xhamiambret.com