5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Vritet 18 vjeçari brenda autobusit në Gjakovë

Më të lexuarat

V.K. (18 vjeç) është qëlluar sot për vdekje brenda autobusit në Dallashaj të Gjakovës. Vdekjen e tij e kanë konfirmuar më vonë edhe në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku është dërguar disa çaste pas incidentit.

Në të njëjtin vend një person tjetër është plagosur, por që është jashtë rrezikut për jetën.

Vrasja ka ndodhur rreth 14:00 në një autobus ndërurban, i parkuar në një nga peronat e stacionit të autobusëve në Gjakovë, raporton Koha.

Komandanti i stacionit të Gjakovës, Kristë Gjokaj, bëri të ditur se kanë filluar hetimin për personat e zhdukur.

“Jemi në kërkim e sipër të dyshuarve”.

Sipas Shpresa Bakijas, kryeprokurore në Prokurorinë Themelore në Gjakovë vrasja kishte ndodhur vetëm pas një konflikti fizik në mes viktimave dhe të dyshuarve. Por që viktima e kishte pësuar rastësisht.

“Incidentit i ka paraprirë një fjalosje që kanë pasur më herët, mirëpo viktima sipas informatave të para viktima nuk ka pas kurrfarë konflikti me këta persona dhe rastësisht është gjetur në momentin e gabuar”, tha Bakija, rapoton Koha.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit