Gjithsej 11 efektivë të policisë së Vlorës janë vënë nën hetim, me dyshimin se kanë lejuar kultivimin e kanabisit në zona të ndryshme ku kanë qenë përgjegjës. Ndërkohë 3 të tjerë janë përjashtuar nga radhët e policisë.
Drejtori i policisë së Vlorës, Gentian Shehaj deklaroi se efektivët po hetohen, pasi për shkak të veprimeve apo mos veprimeve të tyre kanë favorizuar kultivimin e kanabisit.
Shehaj është takuar me përfaqësues të Guardia di Finanza-s dhe të Delta Force në kuadër të luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike.
Në vitin 2017 u sekuestrua 75 % më shumë kanabis se një vit më parë, ndërsa në dy muajt e parë të këtij viti, kultivimi është thuajse zero.