3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Qeveria ndan 1 milion euro për t’i furnizuar me rrymë komunat veriore

Më të lexuarat

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë mjete financiare në vlerë 1 milion euro për KOSTT-in, për mbulimin e shpenzimeve për furnizim me energji elektrike në komunat veriore.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ky është një vendim i përkohshëm, i cili ruan funksionalitetin e rrjetit të KOSTT-it.

“KOSTT ka kërkuar që me vendim të Qeverisë t’i ndahen mjete në shumë prej 1 milion euro për mbulimin e shpenzimeve për furnizim me energji elektrike, në komunat veriore të Kosovës. Jemi në pritje të përmbylljes së marrëveshjes për konektivitetin dhe për regjistrimin e operatorëve në veri dhe për fillimin e pagesave nga qytetarët në veri. Mirëpo kanë ndodhur devijime të shumta, pra mungesa në rrjet dhe KOSTT është i rrezikuar sikurse e dini, për përjashtim. Në mënyrë që ta sanojmë një proces të tillë, jemi të detyruar të ndërhyjmë. Është vendim i përkohshëm, por si i tillë e ruan funksionalitetin tonë, të rrjetit tonë të KOSST dhe na mundëson me mbet në tavolinë, për të fituar të drejtën tonë si operator në rrjetin e operatorëve të transmisionit në Evropë. Por jo vetëm kaq, por dhe të drejtën mbi tregun, mbi tërësinë e tregut në Kosovë”, tha ai, raporton Kosovapress.

Qeveria po ashtu ka miratuar propozim-vendimin për vënien në shfrytëzim për qëllime publike të pronës së identifikuar në Prizren, për themelimin e një parku inovativ dhe trajnues gjermano-kosovar, për 99 vjet.

Kryeministri Haradinaj tha se ky është një lajm i mirë për ekonominë e vendit.

“Parcelën që i jepet në shfrytëzim publik parkut inovativ kosovar- gjerman për 99 vjet. Besoj se ky është një veprim me shumë dimensione. Me shumë porosi të mira për zhvillimin ekonomik. Sot është një lajm i mirë ekonomik për vendin”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit