4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Sipas biografisë zyrtare, këta janë tre heronjtë që inspiruan Adem Jasharin

Më të lexuarat

Flijimi dhe sakrifica e familjes së Adem Jasharit po kujtohet në 20 vjetorin e tragjedisë që u bë sinonim i qëndresës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sipas biografisë zyrtare të publikuar në faqen në internet të krijuar nga shteti.

Aty shkruhet se Adem dhe Hamëz Jashari, ishin pjesë e një familje atdhetare sipas rrëfimit zyrtar që ishin inspiruar fillimisht nga historia flijuese e Ahmet Delisë, një nga heronj e viteve të hershme (1912-1913) pikërisht nga Prekazi që kishte luftuar deri në flijim nga sulmet e xhandarmërisë turke duke mbrojtur bashkëfshatarët e tij.

 

“Akti i flijimit të Ahmet Delisë, ishte edhe një mësim shtesë për të dëshmuar veprën heroike të bashkëvendësve që kishin filluar prej kohësh duke kundërshtuar me armë bandat çetnike serbe. Kështu, këtë mesazh më së miri e kuptoi djali i tij Ademi, i cili që në moshën rinore u angazhua në veprimtarinë patriotike-ilegale duke marrë pjesë aktive në demonstratat e pranverës së vitit 1981”, thuhet në biografinë zyrtare të Adem Jasharit, raporton Insajderi.

 Ahmet Delia

Më pas përmenden edhe dy heronj tjerë. Po ashtu nga Prekazi.

“Menjëherë pas kësaj, një ngjarje tjetër që i jepi të kuptoj Adem Jasharit dhe familjes së tij, se pushteti serb nuk duhet lejuar që të zgjasë sundimin e tij, ishte edhe rezistenca e Tahir e Nebih Mehës kundër forcave ushtarako-policore jugosllave”, shkruhet në biografinë, raporton Insajderi.

Tahir dhe Nehib Meha kishin vdekur në mëngjesin e 13 majit 1982, kur forca të mëdha policore dhe ushtarake kishin rrethuar kullën e Nebih dhe Tahir Mehës, të cilëve u kërkuan që të dorëzoheshin, por në vend të dorëzimit, ata iu përgjigjen me të shtëna të pushkëve, ku luftimet zgjatën për tërë ditën, deri në orët e mbrëmjes.

“Ky akt i flijimit për atdhe, i Tahir e Nebih Mehës la mbresa të thella në shpirtin dhe vendosmërinë e Shaban, Adem dhe Hamëz Jasharit, të cilët në ceremoninë e varrimit të këtyre dëshmorëve, u betuan para trupit të Tahir Mehës se “Luftën që nise ti, do ta vazhdojmë ne, deri në pikën e fundit të gjakut.” Përcaktimi për t’u flijuar për atdhe ishte akti më sublim i Adem Jasharit dhe familjes së tij”, shkruhet në biografinë e Adem Jasharit.

“Kjo dëshmon se cili ishte orientimi i tij në kërkim të shtigjeve të lirisë dhe se si duhet bërë përpjekje dhe sakrificë për ta çliruar vendin nga dhuna dhe terrori i pushtetit serb. Kështu, veprimtaria atdhetare e Adem Jasharit, që në vitet e 80-ta kishte filluar që të marr kahe të reja duke u bërë anëtar i organizatave patriotike-ilegale të kohës”, thuhet tutje në këtë biografi.

E krejt kjo histori e heronjve nga Prekazi kishte nxjerrë heronj të tjetër, sikurse Adem e Hamëz Jashari. Ata u vranë pasi luftuan ashpër dhe pa ndalë duke mos u dorëzuar sulmeve ndaj familjes së tyre, që nisën pasi Adem Jashari rganizoi një sulm mbi shtëpinë e Jasharëve më 22 janar 1998. Sulmi nisi në orët e hershme të mëngjesit, ishte i rrufeshëm, por hasi në rezistencën dhe gatishmërinë e madhe të familjes Jashari, e cila ishte e përgatitur dhe gjithnjë kujdestaronte ditë e natë. Njësia speciale e komandosëve serbë tërhiqet pas gjysmë ore, sepse anëtarët e familjes Jashari që ishin brenda shtëpisë u kundërpërgjigjën me zjarr. Ishte ky sulmi i dytë i forcave serbe mbi shtëpinë e Adem Jasharit. Në këtë përleshje plagosen dy vajza të reja të Jasharëve.

Si një kundërsulm ndaj aksioneve të forcave serbe, më 28 shkurt 1998, një grup bashkëluftëtarësh të udhëhequr nga Adem Jashari, sulmuan patrullat e policisë serbe duke vrarë katër policë dhe plagosur dy. Kështu, në vitet e 90-ta, Familjen Jashari, ishte bërë objektivi kryesor i sulmeve të forcave ushtarako-policore serbe që ishin dislokuar në Kosovë. Adem Jashari nuk i ndërpreu për asnjë çast aksionet ushtarake kundër forcave policore dhe ushtarake serbe deri në rënien heroike të tij.

Adem Jashari ishte i martuar me Adile Ramën nga Akrashtica dhe kishin pesë fëmijë, (tre djem dhe dy vajza). Lulzimi, Fitimi, Kushtrimi, Shqipja dhe Marigona.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit