1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

“Historia nuk njeh një rast qëndrese si familja e Jasharajve”

Më të lexuarat

Për një ditë kanë rënë qeveri e mbretëri, por familja Jashari nuk ra përgjatë 5, 6 dhe 7 marsit. Historia nuk njeh një familje të tillë në histori.

Ishin këto fjalët me të cilat drejtori i Institutit të Historisë, Sabit Syla, e hapi konferencën shkencore ndërkombëtare “Jasharajt dhe lufta çlirimtare”, konferencë kjo, e organizuar me rastin e 20 vjetorit të Epopesë të UÇK-së.

Në këtë konferencë, personaliteti dhe kontributi i madh i Adem Jasharit dhe familjes së tij, u konsiderua dritë udhërrëfyese për lirinë dhe çlirimin e atdheut.

Drejtori i Institutit të Historisë ka renditur ngjarjet më të rëndësishme të historisë së re të shqiptarëve në këtë vit jubilar të Luftës Çlirimtare të Adem Jasharit dhe familjes së tij.

“Në këtë pantonë të gjatë të ngjarjeve të shënuara Lufta Çlirimtare është kulmi i përpjekjeve kombëtare. Adem Jashari, duke qenë projektor dhe koordinator i sulmeve të shumta ushtarake, familja Jashari ishte e vetëdijshme për shkallën e vdekshmërisë, se pa gjak nuk fitohet liria. Më 22 janar 1998, mobilizimet dhe masovizimet shqiptare duke shënuar rrugën drejt lirisë tonë. Historia nuk njeh një familje të tillë të në histori për një ditë kanë rënë qeveri e mbretëri, por familja Jashari nuk ra me 5,6 dhe 7 mars”, theksoi ai.

Syla u shpreh se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pret të zgjerojë punimet shkencore.

Në emër të Qeverisë të Kosovës dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua këshilltari politik i kryeministrit, Jahja Lluka, i cili ka uruar zbardhjen e vërtetë të Epopesë së Adem Jasharit përderisa theksoi se Qeveria e Kosovës do të mbështes Institutin e Historisë për kërkime dhe punime shkencore.

Ndërkaq, duke vlerësuar lart Adem Jasharin dhe luftën e familjes Jashari për lirinë e Kosovës, Lluka tha se lufta dhe rezistenca e tyre, paraqesin vlerat më të larta të një familjeje e cila ka për synim lirinë.

“Emri i tij, kudo që përmendet, përkujtohet me krenari, nder e dinjitet. Ndaj figurës së tij nuk kanë respekt vetëm shqiptarët por edhe të tjerët. Veprimtaria e tij ka qenë shumë dimensionale, por me synim kryesor lirinë”, tha ai.

Ish zëdhënësi i Luftës së UÇK-së, Jakup Krasniqi, duke folur për kontributin e Jasharajve të Prekazit në luftën çlirimtare të Kosovës, tha se shekulli XX ishte shekulli i Prekazit.

“Shekulli XX ishte shekull i Prekazit. Dhe sa herë Kosova ka lëvizur, Prekazi ka qenë vendi ku ngjarjeve iu ka dhënë një impuls më të rëndësishëm të atyre viteve, dhe pa dyshim se këtu është familja e Shaban Jasharit dhe figura e veçantë e Adem Jasharit. Në luftën e fundit, pas Likoshanit dhe Qirezit, lind lufta çlirimtare e Adem Jasharit. U bë luftë për tri ditë, kundër një shteti që kishte siguruar gjithë municionin, përdori të gjitha tanket. Nuk besoj në ndonjë vend në botë të jetë zhvilluar një luftë e tillë ndaj vetëm një familjeje. Kjo luftë duhet të futet në analet e historisë”, tha Lluka. /kp

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit