-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

16 vjet burg pedofilit nga Zvicra për abuzim seksual me mbi 80 fëmijë tajlandezë

Më të lexuarat

Gjykata Penale në Gruyerz, Zvicër, i ka dhënë një dënim me 16 vjet heqje lirie një shtetasi zviceran të akuzuar për pedofili, shrkuan srf.ch. Personi në fjalë, një burrë i moshës 72 vjeçare, akuzohej se ka abuzuar seksualisht me më shumë se 80 fëmijë në Tajlandë. Dënimi i është shqiptuar për tregti me qenie njerëzore dhe për veprime seksuale me fëmijët.

I dënuari kishte bërë po ashtu me mijëra fotografi pornografike

Veç dënimit me burg, 72 vjeçari ka marrë edhe një dënim me të holla, transmeton albinfo.ch. Më tutje ai duhet t`u nënshtrohet edhe masave psikoterapeutike si dhe t`ua paguajë nga një dëmshpërblim tri viktimave që ishin të përfaqësuara në gjykatë.

Duke shqiptuar këtë dënim, gjykata ka ndjekur në masë të madhe kërkesën e prokurorisë, shkruan albinfo.ch.

“Ai i ka trajtuar viktimat e tij si lodra”, ka theksuar kryetarja e trupit gjykues. Ndërsa mungesa e ndjenjës së fajësisë ose brejtjes së ndërgjegjes si dhe e nderimit për viktimat e bën peshën e fajit të tij edhe më të rëndë.

Por dënimi 16 vjet burg që konsiderohet mjaft i lartë për rastet e pedofilisë, për personin e lindur në Lucern nuk ka ardhur rastësisht, shkruan albinfo.ch. Ai ka qenë edhe më parë i dënuar, madje dy herë, po për pedofili. Kjo ka ndodhur në kantonin Friburg në vitin 1980 dhe në kantonin Valis në vitin 1991.

I përmenduri kishte ikur atëherë në Tajlandë por policia e Valisit e kishte kapur. Pas vuajtjes së dënimit, pedofili kishte shkuar sërish, në vitin 1996, në Tajlandë. Atje kishte joshur fëmijët nga familjet e varfra duke u bërë dhurata dhe në fund duke i bërë objekte të abuzimit seksual.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit