Gert Vilderz, deputet i parlamentit holandez dhe njëkohësisht lider i partisë radikale të lirisë është shprehur se kërkon shpërbërjen e BE.
Sipas burimeve informative të lajmeve, ky deputet holandez pretendon se emigrantët e huaj që jetojnë në këtë vend duhet të largohen nga Holanda. Ai për zgjedhjet e parlamentit të Evropës që do të organizohen në muajin maj të 2014 ka formuar një koalicion me Martin Lupen, liderin e partisë radikale franceze. Muajt e fundit në Holande është shtuar popullariteti për partinë radikale të lirisë.