14.7 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Sarandë, 12 të arrestuar, mes tyre “babi”

Më të lexuarat

Shkatërrohet një grup kriminal i përfshirë në fushën e lëndëve narkotike, duke bërë që të arrestohen 12 persona dhe të shpallen në kërkim katër të tjerë.

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës në kuadër të një operacioni të koduar “Piramida” ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikimin dhe tregtinë e lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Gjatë këtij operacioni u arrestua Altin Sakaj, 36 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Konispol, i cili është kapur në flagrancë me mjetin me targa AA 931 IK, duke transportuar 18 kg lëndë narkotike kanabis.

Krahas tij u arrestua Ajaz Lile, 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike , i ndaluar me pseudonimin “babi”, si organizator i grupit.

Gjithashtu u arrestua Armando Koçiu, 29 vjeç, banues në Sarandë, i cili organizonte punën për gjetjen e lëndës narkotike.

Afron Halili, 22 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, bënte magazinimin e lëndës narkotike, ndërsa Kastriot Muka, 32 vjeç, banues në Tepelenë, ishte posedues i lëndës narkotike.

Në rolin e transportuesit u arrestua Enea Duro, 22 vjeç, Marjo Zybo, 28 vjeç dhe Fatjon Dule, 25 vjeç, banues në Konispol.

Emilio Mehmeti, 28 vjeç, banues në Sarandë, u arrestua në cilësinë e kontrolluesit të rrugës nga do kalonte lënda narkotike.

Tori Ruci, 42 vjeç, banues në Sarandë, u prangos si financues për blerjen e lëndës narkotike dhe Eristjan Bejko, 21 vjeç, banues në Gjirokastër, si magazinues i lëndës narkotike.

Sakaq Osman Halili, 52 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, u prangos pasi ruante ambientin ku magazinohej lënda narkotike.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e E.V., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër; R.H., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër; F.(D.).D., transportues nga kufiri i Gjelbër drejt shtetasit grek dhe M.D., kontrollues i rrugës për kalimin e lëndës narkotike.

Të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim, akuzohen se në mënyrë periodike, sipas një zinxhiri funksional të dyshuar kriminal, kanë organizuar transportin e lëndës narkotike nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër në drejtim të zonave kufitare të Bashkisë Konispol, të cilën e magazinonin në disa ambiente në zonën pranë kufirit e më pas organizonin trafikimin e saj drejt shtetit Grek tek persona për të cilët po zhvillohen hetime.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të dyshuarit në periudha të ndryshme kohore kanë trafikuar lëndë narkotike kanabisi drejtim shtetit grek., në bashkëpunim me të tjerë shtetas të cilët janë kapur e ndaluar në shtetin Grek më 30 janar, si dhe në të tjera raste për të cilat për arsye hetimi nuk bëhen të ditura.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 automjete ndër to 5 mjete luksi, lëndë narkotike kanabisi dhe 21 aparate celular.

Të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit