Një stuhi e rrallë bore ka goditur një pjesë të Lindjes së Mesme, duke bllokuar qindra automjete në rrugë tashmë të pakalueshme.
Kryebashkijaku i Jerusalemit, Nir Barkat ka deklaruar se “Në 54 vitet e mi, unë nuk mbaj mend të kem parë një pamje si kjo”.
Autoritetet izraelite thonë se së paku 50 centimetra borë kanë rënë që nga dita e djeshme, dhe sipas parashikimeve, reshjet do të vazhdojnë edhe për gjatë gjithe ditës së sotme.
Edhe qytetet palestinezë të Ramallahut dhe Betlehemit janë mbuluar po ashtu nga bora.
Si pasojë e reshjeve të mëdha të borës shkollat janë të mbyllur për të dytën ditë dhe banorët janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi. /albeu/kohaislame