0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Shkon drejt përfundimit ujësjellësi Turqi-Qipro

Më të lexuarat

Vazhdojnë me shpejtësi punimet në projektin e furnizimit me ujë të pijshëm të Republikës Turke të Qipros së Veriut, atdheu bijë i Turqisë.

Projekti cilësohet si një nga projektet e shekullit dhe për momentin ka nisur punimet për montimin e tubave nën ujë, që përbën edhe njësinë e transferimit të ujit nga brigjet turke drejt ishullit.

Me përfundimin e punimeve uji do të merret nga liqeni artificial që është ndërtuar në Alakëpry (Alakköprü) të qytezës Anamur në provincën e Mersinit dhe pasi të përshkojë një rrugë 107 km të gjatë do të mbërrijë në Republikën Turke që Qipros së Veriut.

Tubat, secila 500 metra e gjatë dhe diametër 60 cm, në fillim bashkohen me njëra-tjetrën në sipërfaqen e ujit të detit.

Pastaj tubat do të mbushen me ujë dhe do të zhyten në thellësinë 250 metra duke krijuar kështu një tubacion që qëndron i varur.

Linja e tubacionit nënujor përbën edhe fazën më të rëndësishme të këtij investimi gjigand që do të furnizojë me ujë të pijshëm Qipron turke. Pasi të ketë përshkuar një rrugë me gjatësi 80 km uji do të mbërrijë në Girne.

Nëpërmjet këtij projekti të madh atdheu mëmë, Turqia, do të sigurojë për bijën e saj Qipron turke 75 milionë metra kub ujë të pijshëm në vit.

Fazën e fundit të projektin e përbëjnë objektet që do të ndërtohen në Republikën Turke të Qipros së Veriut.

Planifikohet që ndërtimet në tokë të përfundojnë në 7 mars 2014./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit