-3.3 C
Pristina
Sunday, January 19, 2025

Jaafari, “makina e gënjeshtrave” të Asadit, gënjen për Gutën Lindore

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i Përhershëm i regjimit të Asadit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Bashar Jaafari, ka shtuar gënjeshtrat për t’i legjitimuar masakrat në rajonin e rrethuar të Gutës Lindore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një video të përgatitur nga aktivistë të Gutës Lindore dhe të shpërndarë në rrjetet sociale janë shfaqur pretendime të reja nga Jaafari.

Ai ka pretenduar se opozitarët kanë goditur me raketa qendrën e Gjysmëhënës së Kuqe në Damask më 22 shkurt dhe se një doktor i njohur me emrin Hasan Haxh Hasan ka humbur jetën.

Megjithatë, Gjysmëhëna e Kuqe njoftoi se qendrat e goditura gjenden mes qyteteve Duma dhe Haresta në rajonin e Gutës Lindore, i cili mbahet i rrethuar nga regjimi. Kështu, Gjysmëhëna e Kuqe e kontrolluar nga regjimi përgënjeshtroi pretendimit e Jaafarit.

Po ashtu, gënjeshtër rezultoi edhe pretendimi se mjeku ka vdekur gjatë sulmit të opozitarëve. Aktivistët të cilët kanë përgatitur videon tregojnë se mjeku ka humbur jetën në një sulm në lagjen Rukneddin në Damask dhe se ky sulm nuk është kryer me raketa të opozitarëve, por me avionë të regjimit. Informacionin në fjalë e konfirmojnë edhe dëshmitarët okularë në rajon.

Një banor i një lagjeje që shihet në videon e shpërndarë në rrjetet sociale thotë se “avioni qëlloi gabimisht”.

Po ashtu, edhe dëmi që kanë pësuar 30 ndërtesa në lagje dëshmon se bëhet fjalë për sulm avion.

Aktivistët thonë se regjimi e ka kryer sulmin në fjalë qëllimisht për t’i fajësuar opozitarët dhe për t’i legjitimuar masakrat e veta.

– Makina e gënjeshtrave të regjimit

Që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011, Jaafari është angazhuar si “makinë gënjeshtrash” të regjimit. Përmes pretendimeve të pavërteta dhe përpjekjeve për manipulim në OKB, ai ka tentuar ta shfajësojë regjimin dhe t’i maskojë masakrat e tij.

Jaafari kishte pretenduar se masakra me armë kimike në Gutën Lindore në vitin 2013 në të cilën ishin vrarë mbi 400 civilë, është organizuar nga inteligjenca franceze.

Gjithashtu, Jaafari i kishte shfaqur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së fotografitë e trupave të pajetë të civilëve të vdekur nga sulmet ajrore të regjimit gjatë rrethimit të Halepit në vitin 2016, duke pretenduar se janë fotografi të civilëve të vdekur në sulmet e opozitarëve.

Teksa pamjet e dhimbshme nga qyteza Madaja të vdekjeve nga uria kishin bërë xhiron e botës, Jaafari ishte përpjekur të legjitimonte moslejimin e hyrjes së ndihmave humanitare për një kohë të gjatë në rajon duke thënë se në “Madaja nuk ka uri”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit