5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Haradinaj kërkon 500 mijë euro për këto projekte

Më të lexuarat

Janë më se 30 projekte milionëshe që janë përzgjedhur nga Kryeministri Ramush Haradinaj për tu prezantuar në Samitin e Londrës, e që po presin “dritën e gjelbër” nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH) për të filluar.

Për këto projekte Haradinaj po kërkon 500 milionë euro.

Projekti më i madh që do të prezantohet në këtë Samit është “Unaza e Prishtinës”, projekt ky që kap shifrën prej 63 milionë euro.

Edhe për Impiantin e ujërave të zeza në Gjilan nevojiten miliona euro. 35 milionë euro është vlera e këtij projekti, shkruan Infokusi.

Nga BERZH-i do të përfitojnë edhe banorët e Mamushës, Ferizajt, Goleshit e Sharrit. Projekte milionëshe janë planifikuar në tërë këto komuna, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetës së banorëve.

12.4 milionë euro janë paraparë për rregullimin e sistemit të ujitjes në Mamushë, e 3 milionë të tjera për rregullimin e shtratit të lumit në Ferizaj.

Projektet e përzgjedhura nuk mbarojnë këtu.

Do të ndahen edhe 7 milionë euro për energji alternative në shtatë komuna të Kosovës.

Qeveria po planifikon edhe ndërtimin e një Hidrocentrali në regjionin e Sharrit dhe të një kampi të Turizmit në zonën e Goleshit. Për të parin nevojiten 3.5 milionë euro, ndërsa për të dytin projekt shuma që nevojitet për realizim kap shifrën prej 2.4 milionë euro.

Këto janë vetëm disa nga 30 projektet për të cilat Haradinaj po kërkon 500 milionë euro.

Samiti do të bëjë bashkë 6 Kryeministrat e Ballkanit Perëndimorë, me ftesë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), derisa në vazhdën e përgatitjeve, Kryeministri Haradinaj këto ditë ka ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Konsituencës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku bënë pjesë edhe Kosova, Ove Jensen, me të cilin u bisedua për projektet me të cilat prezantohet Kosova dhe për lehtësimin e procedurave administrative deri te financimi i tyre nga ana e BERZH-it.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit