4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Përdhunimi i 13-vjeçares, përgatiten 11 padi penale

Më të lexuarat

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale po përgatit 11 padi penale ndaj personave përgjegjës që kanë të bëjnë me rastin e 13-vjeçares e cila ishte pre e keqpërdorimit dhe keqtrajtimit në këtë qendër strehimi. Paditë vijnë pas inspektimit të jashtëzakonshëm të Inspektoratit social pranë kësaj ministrie, njofton Alsat-M.

Sipas raportit të dalë nga inspektimi i jashtëzakonshëm, paditë do të ngrihen për “ pakujdesi gjatë punës zyrtare” si dhe ndaj personave të caktuar në këtë Qendër strehimi “për neglizhencë ndaj të miturve”.

Kjo padi do të ngrihet kundër të gjithë personave të cilët kanë qenë të obliguar të veprojnë dhe të ndërmarrin masa në rastin me të miturën R.I gjatë periudhës nga viti 2012-2017. Nga ministria e Punës Sociale njoftuan se po ashtu nga ana e inspektorëve janë dorëzuar 12 iniciativa për ngritjen e procedurës disiplinore kundër disa personave, në pajtueshmëri me Ligjin për marrëdhënie pune. Janë iniciuar edhe 12 procedura për shkelje nga ana e personave të caktuar lidhur me rastin, sipas Ligjit për mbrojtje sociale.

Rasti me të miturën rome ndezi alarmin rreth një jave më parë ku 13 vjeçarja iu nënshtrua abortit në Klinikën për Gjinekologji në Shkup. Dyshimet për të miturën ishin denoncuar nëntë herë me radhë si në Ministrinë e Brendshme ashtu dhe në Prokurori.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit