residenti amerikan, Donald Trump ka propozuar armatosjen e mësuesve, sidomos trajnerëve të fizkulturës, për shkak se sulmet me armë në shkolla po bëhen të shpeshta.
Më i fundit është ai në një shkollë të mesme në Florida, me 17 viktima.
Por një lajm i raportuar nga mediat e bën propozimin e presidentit Trump të diskutueshëm.
Kjo për shkak se oficeri i armatosur, që ishte vendosur për të ruajtur shkollën në Florida, nuk ndërhyri kur personi i armatosur hyri e vrau 17 persona.
Zëvendësherifi Scot Peterson ka ofruar dorëheqjen pasi ishte pëzulluar më parë.
Sherifi Scott Israel tha se është tronditur nga veprimi i vartësit të tij.
“Ai qëndroi jashtë. Nuk hyri brenda. Kjo më bën të vjell,” tha Israel.
I pyetur nga mediat se çfarë duhej të bënte vartësi i tij, sherifi tha: “Të hynte brenda, të sulmonte agresorin. Ta vriste”.
Pamjet tregojnë se oficeri qëndroi për katër minuta jashtë, ndërsa sulmi zgjati gjashtë minuta.
Peterson nuk ka dhënë asnjë arsye se përse nuk hyri brenda.
Ende nuk dihet nëse do ngrihet akuzë ndaj tij.
Agresori përdori një armë automatike për sulmin e tij, u arratis nga skena, përpara se të arrestohej më vonë.