-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Si mund të parandalohet dhuna në shkolla?

Më të lexuarat

Amerikanët po përpiqen të gjejnë arsyet e masakrës me armë të mërkurën në Florida, ku humbën jetën 17 nxënës dhe mësues të një shkolle të mesme. Policia thotë se Nikolas Cruz, një 19 vjeçar ish-nxënës i shkollës, pranoi se është autori i vrasjeve. Zyrtarë të administratës së shkollës dhe ekspertë, të cilët merren me studimin e krimeve të dhunshme, thonë se nevojiten më tepër përpjekje për identifikimin e personave që paraqesin rrezik për kryerjen e veprimeve të dhunshme dhe duke kufizuar mundësinë që ata të sigurojnë armë vdekjeprurëse.

Të mërkurën ndodhi një tjetër tragjedi në një shkollë amerikane, këtë herë në Florida. Vrasësi, që pranoi krimin, ishte një njeri i vetmuar, me probleme psikike.

“Kjo nuk është diçka e pritshme në shkollat tona, në vendin tonë, por fakti është se ne përsëri përballemi me një tragjedi,”- thotë shefja e arsimit e Los Anxhelosit.

Pjesëtarë të administratës së shkollës thonë se janë të përgatitur për raste të tilla, por kërkuan ndihmën e qytetarëve.

“Prindërit duhet të kujdesen çdo ditë të mësojnë se çfarë bëjnë fëmijët e tyre, me kë flasin, të dinë aktivitetin e tyre në mediat sociale.”- thotë përfaqësuesi i policisë në shkollë.

Shpesh ka shenja paralajmëruese.

“Nga ajo që kemi parë në sulmet me armë nëpër shkolla, autorët e këtyre sulmeve janë zakonisht individë që shoqëria i veçon si njerëz të çuditshëm; ata nuk shkojnë mirë me njeri, dhe kjo i bën ata depresivë.”- thotë një psikolog.

Në disa raste, këto veprime nxiten nga lojrat elektronike me dhunë, apo kur personat kanë armë. Në Amerikë, gjithmonë e më tepër, në sulmet masive me armë përdoren armë të fuqishme.

“Vende të ndryshme të botës nuk kanë një përhapje të tillë të armëve të fuqishme ushtarake, të cilat bëjnë incidiente të tilla katastrofike”, – thotë prof. Avi Astor, i Universitetit të Karolinës së Jugut.

Prof. Astor thotë se tek fëmijët, shenjave të tilla si acarimi i vazhdueshëm dhe izolimi, u duhet kushtuar rëndësi:

“Shenja të tilla duhen marrë seriozisht, sidomos kur fëmijët shfaqin shenja për maninë e vetëvrasjes dhe ata kanë akses tek armët vdekjeprurëse.”

Ekspertët thonë se bashkëpunimi mes zyrtarët të ligjit dhe ekspertëve të shëndetit mendor, prindërve dhe studentëve, shpesh jep rezultat.

“Duhet t’i forcojmë lidhjet me nesh, besimin, vetë komunitetin,”- thotë psikologu Lipson.

Ndërsa ka histori suksesi, të cilat nuk bien në sy kur tragjeditë shmangen, ka edhe shanse të humbura, siç ishte një rast i 5 janarit, kur FBI-ja pranon se nuk i kushtoi rëndësinë e duhur paralajmërimit që kishte postuar më internet autori i sulmit të Floridës./voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit