-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zgjedhjet parlamentare në qershor?

Më të lexuarat

Liderët politikë, në takimin me Ambasadoren Taracy Jacobson, janë pajtuar për përfundimin e shpejt të reformës zgjedhore. Kështu, nëse gjithçka shkon si duhet, zgjedhjet parlamentare mund të mbahen në qershor të vitit të ardhshëm.
Liderët e partive kryesore në vend, pa Lëvizjen Vetëvendosje, janë takuar sot në mëngjes me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Tracy Jacobson.

Raportohet se liderët politikë në këtë takim Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Behgjet Pacolli, janë marrë vesh që procesi të përfundojë brenda këtij viti, raporton KosovaPress.

“Megjithëse është kohë e shkurtër, në bazë të pajtimit mes liderëve, ne besojmë se gjithçka do të përfundojë brenda këtij viti”, ka thënë një diplomat i pranishëm në takim.

Partitë, por edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend, janë të përkushtuar që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen me Ligj të ri Zgjedhor.

Sipas legjislacionit në fuqi, presidentja duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve 6 muaj më herët.

Rrjedhimisht, reforma zgjedhore duhet të kryhet tash në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje qershorin apo fundin e shtatorit të vitit të ardhshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit