Duke ndjekur diskutimin e shërimeve, do të ndalemi shkurtimisht për të shikuar një listë qe e ka shkruar Imam ibën Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) në të cilën ai ka radhitur pesëmbëdhjetë ilaçe të shërimit, përmes së cilave Allahu i Lartësuar mund t’i largojë brengat dhe shqetësimet:
Teuhidur-rububijje- Bindja e fuqishme e të besuarit në njëshmërinë e Allahut, se Ai është Krijues dhe Sundues i të gjithave dhe se nuk ekziston tjetër sundues.
Teuhidul Uluhije- Bindja e fuqishme se vetëm Allahu është Zot i vërtetë dhe se të gjitha llojet e ibadetit(adhurimit) duhet t’i kushtohen vetëm Atij.
Teuhidul esma’i ves-sifat- Bindja e fuqishme se Allahut i përkasin të gjithë emrat e bukur dhe cilësitë e përsosmërisë, se Ai është larg atributeve të mangëta dhe se Ai me cilësitë e Tij shquhet mbi të gjitha krijesat.
Të deklarosh se Allahu është larg asaj që t’i keqtrajtojë robërit e Tij ose t’i ndëshkoj pa ndonjë shkak nga ana e vetë robit.
Të pranuarit nga ana e robit se ai është gjynahqar.
Këmbëngulja në lutjet drejtuar Allahut me gjërat më të mira, e ato janë Emrat dhe Cilësitë e Tij. Prej Emrave dhe Cilësive më gjithëpërfshirëse në domethënie jane: El-Haju (i Gjallë përgjithmonë), El Kajum ( i Përhershëm).
Të kërkuarit e ndihmes nga Allahu, vetëm prej Tij.
Të vendosesh shprësën tek Allahu i Lartësuar.
T’i mbështetesh Allahut dhe t’ia dorëzosh të gjitha çështjet Atij, duke e pasur të qartë se balli i robit është në Dorën e Tij, se Allahu i çon përpara punët e njeriut sit ë dojë Ai, se Urdhëri i Tij zbatohet gjithnjë dhe se Caktimi i Tij është i drejtë.
Leximi i Kuranit dhe përsiatja mbi domethënien e asaj që lexohet, duke kërkuar shpëtim në të prej të gjitha fatkeqësive dhe duke kërkuar shërim nga të gjitha sëmundjet e zemres( sëmundje psikike apo shpirtërore), për arsye se Kurani e shlyen pikëllimin dhe është shërim për shqetësimet dhe brengat.
Të kërkosh faljen e Allahut.
Pendimi.
Xhihadi (përpjekja në rrugë të Allahut)
Namazi.
Të pranuarit se njeriu nuk zotëron, as forcë, e as fuqi dhe se të gjitha këto cilësi i duhen atribuar Atij i Cili i ka në dorën e Tij.