3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Nderohet gjenerali pro-nazist i Luftës së Dytë Botërore

Më të lexuarat

Qindra nacionalistë bullgarë kanë marshuar në qendër të kryeqytetit Sofje, për të nderuar gjeneralin Hristo Lukov, të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, i cili njihet për aktivitetet e tij pro-naziste.

Ngjarja ka ndodhur më 17 shkurt, pasi organizatorët kanë pranuar një urdhër të gjykatës, e cila kishte hedhur poshtë një ndalim të qeverisë për marsh.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se marshi mund të dëmtojë imazhin ndërkombëtar të vendit.

Së bashku me qeverinë, pezullimin e marshit e kanë kërkuar edhe partitë më të mëdha në këtë vend dhe disa organizata vendore dhe ndërkombëtare të hebrenjve.

Udhëheqësja e Sofjes, Yordanka Fandukova, ka thënë se marshi, “nuk ka vend në qytetin tonë”.

Ambasada amerikane në Sofje ka deklaruar se, “është e mërzitur dhe e shqetësuar duke parë shfaqjen e jotolerancës të përfaqësuar nga marshi për Lukovin”.

“Gjenerali Hristo Lukov ka qenë një mbështetës nazist që ka promovuar urrejtje dhe padrejtësi dhe nuk është dikush që meriton respekt”, ka thënë ambasada.

Ngjarja organizohet çdo vit nga Bashkimi Kombëtar Bullgar, që i përket të djathtës ekstreme.

Lukov ka mbështetur Gjermaninë në Luftën e Dytë Botërore, ndërsa është vrarë nga një një lëvizje antifashiste e rezistencës më 13 shkurt 1943.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit