-2.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kisha suedeze nxjerrë në shitje mbi një mijë ndërtesa të kishës

Më të lexuarat

Në Suedi në 10 vitet e fundit 1 milion persona kanë ndërprerë anëtarësimin në kishë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Suedisë, SVT, në 10 vitet e fundit 1 milion persona kanë ndërprerë anëtarësimin në kishë.

Kryetari i Këshillit të Kishave, Börje Holgersson, në një deklaratë theksoi se kisha suedeze ka nxjerrë në shitje mbi një mijë ndërtesa të kishës për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga zbritja e numrit të anëtarësimeve në 10 vitet e fundit.

Pasi që lajmi ishte përdorur në media, Kryepeshkopi i Kishave suedeze, Antje Jackele, u bë shënjestër në rrjetet sociale. Në postimet e bëra nga djathtistët ekstrem, është kritikuar Jackele se “Nuk bën asgjë pos lavdërimit të fesë Islame dhe profetit të saj dhe se nuk ka dalë krah kishave të shitura”.

Jackele në një deklaratë më parë për gazetën “Morgonbladet”, kishte thënë se “Muhammedi nuk është një profet i rremë. Muslimanët dhe të Krishterët i besojnë të njëjtit Allah. Mendoj se Muhammedi edhe sot është frymëzim për miliona njerëz për drejtësi, paqe dhe jetë të mirë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit