3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Britania dënon ushtarin për vrasje në Afganistan

Më të lexuarat

Ushtari britanik, Alexander Balckman, është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa prapa grilave duhet të qëndroj së paku 10 vjet, për vrasjen e një burri afgan.

Ky vendim është marrë sot nga një gjykatë ushtarake në Bulford, në pjesën jugperëndimore të Anglisë.

Muajin e kaluar, gjykata e kishte shpallur fajtor ushtarin Blackman për vrasje, derisa ishte në shërbim në provincën Helmand në Afganistan, në shtator të vitit 2011.

Dy ushtarë të tjerë janë liruar nga akuza për vrasje.

Të tre këta ushtarë ishin të akuzuar pasi autoritetet ushtarake i kishin gjetur fotografitë e incidentit në kamerat e vendosura në helmetë.

Blackman, 30 vjeçar, ishte xhiruar duke shtënë në afganin e plagosur në qafë nga afërsia, derisa e citonte shkrimtarin Shakespeare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit