0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

TIKA Turke ndihmë për nxënësit me aftësi të kufizuara në Shqipëri

Më të lexuarat

“Dhoma e Perceptimeve” e përbërë nga pajisjet të ndryshme do të mundësojë zhvillimin e ndjenjave të prekjes, shijes, shikimit dhe dëgjimit për fëmijët me aftësi të kufizuar, sidomos me sindromën Down dhe autikë

 

TIRANË (AA) – Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka mundësuar ngritjen e “Dhomës së Perceptimeve”, në Shkollën Speciale “Luigj Gurakuqi” në Tiranë, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuar që ndjekin procesin mësimor në këtë shkollë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesë e ceremonisë së inaugurimit ishte zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Besa Shahini, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Necip Özay Özütok, drejtues të Bashkisë së Tiranës, si dhe drejtues dhe mësues të shkollës “Luigj Gurakuqi”.

Shihini gjatë fjalës në aktivitet theksoi se një investim i tillë i mundësuar nga TIKA do të ndihmojë në ofrimin e një arsimi sa më të mirë për këtë kategori fëmijësh.

Përmes një bashkëpunimi të tillë ne mund të ofrojmë shërbime sa më të mira për nxënësit me aftësi të kufizuara. Ne si ministri e kemi marrë shumë seriozisht për të ofruar një arsim sa më të mirë dhe sa më të përshtatshëm për fëmijët me aftësi të kufizuara. Ky investim na ndihmon në këtë drejtim dhe duhet ta marrim si model që ta aplikojmë edhe në shkollat e tjera. Falënderoj ambasadën turke dhe TIKA-n për investimin në shkollën ‘Luigj Gurakuqi'”, tha Shahini.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük u shpreh se është ndërmarrë një hap shumë i mirë që është sjellë një eksperiencë e tillë në Shqipëri.

“Turqit dhe shqiptarët janë dy kombe vëllazëror dhe miqësorë. Midis dy vendeve tona në bazë të kësaj vëllazërie ka marrëdhënie shumë të mira. Nga frymëzimi që kemi marrë nga këto marrëdhënie, me Shqipërinë si një vend vëlla dhe mik, ne jemi të vendosur që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë edhe më tej. Një tregues sa më konkret i këtij bashkëpunimi është ky sistem i perceptimit të ndjenjave që në Turqi po aplikohet në mënyrë shumë të suksesshme”, tha Yörük.

Ambasadori turk shtoi se, “Mendoj se kemi bërë një hap shumë të mirë që kemi sjellë një eksperiencë të tillë në Shqipëri dhe do të jetë një projekt goxha i dobishëm. Këta fëmijë në komunitet kanë një vend të rëndësishëm dhe gjithmonë e kanë të nevojshme që të tregohet një kujdes i veçantë për ta. Fëmijët në Shqipëri dhe janë dhe fëmijët tanë”.

“Dhoma e Perceptimeve” e përbërë nga pajisjet të ndryshme do të mundësojë zhvillimin e ndjenjave të prekjes, shijes, shikimit dhe dëgjimit për fëmijët me aftësi të kufizuara, sidomos me sindromën Down dhe autikë. Në shkollën Speciale “Luigj Gurakuqi” ndjekin procesin mësimor rreth 125 nxënës me aftësi të kufizuara nga mosha 7-19 vjeç, ndërsa “Dhoma e Perceptimeve” është objekti i parë i tillë në Shqipëri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit