-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Soros mohon financimin e protestave anti-deportuese të Izraelit

Më të lexuarat

Netanyahu akuzoi Soros-in për financimin e një fushate që njolloste qeverinë izraelite për planifikimin e deportimit të mijëra emigrantëve afrikanë dhe azilkërkuesve

 

KUDS (AA) – Miliarderi hebre, George Soros, ka mohuar akuzat e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për financimin e protestave kundër planeve për të dëbuar azilkërkuesit afrikanë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dje, Netanyahu akuzoi Soros-in për financimin e një fushate që njolloste qeverinë izraelite për planifikimin e deportimit të mijëra emigrantëve afrikanë dhe azilkërkuesve.

Siç citon kanali televiziv Chanel 10, një zëdhënës i Soros-it ka thënë se “në kundërshtim me pretendimet e rreme të Netanyahu-t, George Soros nuk ka financuar protesta kundër planit të Izraelit për të deportuar mijëra azilkërkues afrikanë”.

“Megjithatë, Soros beson me bindje se, në përputhje me Konventën e Refugjatëve të vitit 1951 dhe me të drejtën ndërkombëtare, është e gabuar që me forcë të kthehen azilkërkuesit në vendet ku ata mund të përndiqen ose vriten”, ka theksuar zëdhënësi i Soros-it.

Soros, i cili është hebre, është një kritik i ashpër i krahut të djathtë të qeverisë izraelite dhe ka mbështetur disa organizata joqeveritare me axhenda të krahut të majtë, si Breking the Silence dhe B’Tselem.

Shifrat e UNHCR-së tregojnë se Izraeli është shtëpia e rreth 40 mijë azilkërkuesve, duke përfshirë 27.500 nga Eritrea dhe 7.800 azilkërkues të Sudanit.

Shtytja e Izraelit për të depërtuar refugjatët duket të jetë pa precedent. Asnjë vend tjetër nuk ka kërkuar dërgimin e azilkërkuesve në vendet e treta përmes marrëveshjeve që nuk i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor ose publik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit