-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Fale namazin e mos rri në terr

Më të lexuarat

Ajet kuranor

Allahu i Madhërishëm thotë:

“Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh, përveç atyre që pendohen,  që besojnë dhe bëjnë punë të mirë. Këta do të hyjnë në Xhenet dhe nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie.” (Kurani, 19:59-60)

 

Thënie profetike

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ ka thënë:

“Për atë që e ruan (kujdeset për) namazin, ai do të jetë dritë, argument dhe shpëtim në Ditën e Gjykimit. Ndërkaq, për atë që nuk e ruan, nuk do të jetë as dritë, as argument e as shpëtim në Ditën e Gjykimit, ndaj do të ringjallet me Faraonin, Karunin, Hamanin e Ubej ibn Halefin.”

[E shënojnë Ahmedi, Ibn Hibani, Bejhakiu.]

 

Urtësi

Ibn Kethiri ka thënë: “Ata që i humbin (braktisin) namazet, obligimet tjera fetare i humbin edhe më lehtë, sepse namazi është shtylla e fesë dhe puna më e mirë që e bëjnë njerëzit.”

 

Nëse falem, do të thellohem në fe (!)

Nuk ka asgjë të keqe nëse njeriu thellohet në fe, sepse feja në të vërtetë është sistem jete. Islami nuk kërkon nga ne të merremi vetëm me ibadet, të shmangemi nga kënaqësitë e kësaj bote dhe t’i lëmë anash obligimet që i kemi ndaj familjes, shoqërisë e kështu me radhë, madje një gjë e tillë është e ndaluar dhe e përbuzur në fenë tonë.

 

Këshillë

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ ka thënë: “Namazi është dritë.” Prandaj, o ti që nuk i kushton rëndësi namazit, fale namazin e mos rri në terr!

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit