2.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Këshilltari i Erdogan: Ia thyejmë këmbët edhe Cipras-it

Më të lexuarat

Prej dekadash, Turqia dhe Greqia janë përfshirë në mosmarrëveshje që shkojnë deri në konfrontime ushtarake për disa ishuj shkëmborë dhe të pabanuar në detin Egje.

Të dielën marina turke nuk lejoi ministrin krek të Punëve të Brendshme të shkelë në ishujt e Imias (ishujt e Karadakut në Turqisht). Ministri grek ishte në zonë për të nderuar tre pjesëtarët e flotës ajrore greke që u vranë gjatë krizës së vitit 1996 me Turqinë.

Por një deklaratë e kryekëshilltarit të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, Yigit Bulut ka rritur edhe më shumë tensionin. Gazeta greke “Protothema” thotë se me këtë deklaratë provokuese Turqia po kërkon një konfrontim ushtarak me Greqinë.

Gjatë një paraqitjeje në televizionin publik të Turqisë, TRT, Bulut kërcënoi të gjithë ministrat grekë, e madje edhe kryeministrin Alexis Tsipras se do ia thyente duart dhe këmbët nëse do tentonte të zbarkonte në ishuj.

“T’i thyejmë duart dhe këmbët nëse përpiqesh të zbresësh në shkëmbinjtë e Karadakut. S’ka rëndësi nëse je ministër, po të duash le të jesh edhe Kryeministër. Me popullin grek nuk kemi asnjë problem…Por nëse tenton të zbresësh në ato shkëmbinj, bëhesh më keq se Afrini (qytet në Veri të Sirisë ku ka zbarkuar ushtria turke). Në këtë gjeografi nuk ka një forcë të armatosur që mund të matet me ato të Turqisë. Të gjithë duhet të dinë vendin e tyre”, tha Bulut në TRT.

Në 1996-ën Turqia dhe Greqia u përplasën në atë që njihet si Kriza e Karadakut. Të dy shtetet zbarkuan ushtarë në dy ishujt e pabanuar dhe për pak u shmang një përplasje frontale mes dy ushtrive.

Dy ishujt e vegjël shkëmborë të Imias apo Karadakut ndodhen në Detin Egje mes vargut të ishujve grekë Dodecanese dhe brigjeve jugperëndimore të territorit turk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit