-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ushtarët izraelitë kanë vrarë 3 palestinezë në qytezën Jata

Më të lexuarat

Ushtarët izraelitë kanë vrarë 3 palestinezë në qytezën Jata të El-Halilit.

Sipas lajmit të gazetës izraelite “Yediot Ahronoth”, bazuar në burime të shërbimeve të sigurisë, gjatë operacionit të organizuar në Jata ushtarët tentuan të arrestonin tre palestinezë dhe si pasojë e përleshjeve gjatë rezistencës dy palestinezë u vranë ndërsa i treti arriti të arratiset.

Burimi në fjalë pretendoi se palestinezët e vrarë kanë kryer sulme me bomba ndaj disa objektivave në Izrael.

Në anën tjetër ushtarët izraelitë njoftuan se në Jata është vrarë edhe një palestinez tjetër.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Informimit të Palestinës, thuhet se “Ushtarët izraelitë me vrasjen e tre palestinezëve kanë kryer një krim, ndërsa deklarata e bërë më pas nga ana e shërbimit informativ të Izraelit, Shabak, ka për qëllim mbulimin e terrorit që ushtrohet nga pushtuesit ndaj popullit palestinez”./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit