3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Izraeli ndërton 800 shtëpi në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Autoritetet e Izraelit kanë miratuar planet për të ndërtuar mbi 800 shtëpi të reja në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Reagimi i zyrtarëve palestinezë ka qenë i menjëhershëm.

Negociatori palestinez në bisedimet për paqe me Izraelin, Saeb Erekat, ka dënuar “politikën konstante të Qeverisë izraelite” për, siç ka thënë ai, “shkatërrimin e zgjidhjes me dy shtete”, transmeton Rel.

Mbi 500,000 izraelitë janë vendosur në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, përkrah 2.5 milionë palestinezëve. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit