-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Me Bismilah nga Turqia – Aeroporti i Vlorës fillon këtë vit

Më të lexuarat

Aeroporti i Vlorës pritet të fillojë ndërtimin së shpejti, kështu është shprehur në një konferencë për mediat ministri i Energjetikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri.

Gjiknuri gjatë fjalës së tij, tha se për ndërtimin e këtij aeroporti janë të interesuara tre kompani turke, shumë të njohura që po punojnë edhe në aeroportin e Stambollit.

“ Ky aeroport do të filloje këtë vit. Ky aeroport ka tërhequr vëmendjen e tre kompanive turke prestigjoze, të cilat punojnë edhe për aerportin e kryeqytetit turk, Stambollit, i cili mendohet të jetë aeroporti më i madh në botë… Ky investim ka një ofertë prej 100 milion euro dhe do të jetë tërësisht privat, pa asnjë investim nga shteti. Aeroporti i Vlorës do të jetë edhe më i madh se aeroporti i Rinasit. Gjithashtu po përfundojmë edhe studimin e fizibilitetit të aeroportit të Sarandës, i cili së bashku me aeroportin e Vlorës do të jetë një investim tepër i madh për zonën e Jugut… Me vendim të qeverisë parashikohet një grup negociator me përfaqësues të MIEFinancave dhe nga institucionet e tjera, të cilët në një periudhë gati 90-ditore do të negociojnë detajet e kësaj oferte dhe më vonë do të pasohet me nënshkrimin e kontratës dhe fillimin e punimeve të aeroportit të Vlorës, ndërkombëtar, më i miri në Shqipëri, por nuk do të jetë i vetmi…”, tha ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Nga ana tjetër, të hënën Komisioni i Kuvendit miratoi pr.ligjin që i hap rrugë negociatave të qeverisë shqiptare me kompanitë ofertuese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës që është një portë e rëndësishme në zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe do të gjenerojë impakt pozitiv në ekonominë shqiptare, punësimin dhe tregtinë rajonale.

***

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit