Ministri serb i arsimit, Mlladen Sharçeviq ka qenë për vizitë më 26 janar të këtij viti në Kosovë me lejen e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Këtë e ka konfirmuar për “GazetaBlic”, këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zymberaj i cili ka thënë se është normale që çdo vizitë e zyrtarëve serb në Kosovë mund të ndodhë vetëm me lejen e Qeverisë së Kosovës.
Pavarësisht kësaj, ministri serb Sharçeviq në vizitën e tij në Kosovë, ka përdorur fjalë fyese ndaj shqiptarëve të cilët në një rast i ka quajtur si uzurpator, duke aluduar se shkollat e mira i kanë uzurpuar për vete shqiptarët, e serbët i kanë detyruara të mësojnë në supermarkete të cilat i kanë shndërruar në shkolla.
Ministri madje ka deklaruar se kah fundi i muajit Shkurt do të vije përsëri për vizitë në Kosovë, dhe ka shtuar se tashmë do të mbajë një darkë me donator të ndryshëm të cilët, sipas tij, janë shprehur të gatshëm t’u ndihmojnë serbëve në Kosovë.
Sharçeviq ka thënë për mediet serbe se gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është arritur marrëveshje për renovimin e shkollave fillore serbe dhe gjimnazeve në Rahovec dhe ka shtuar se shkollat në Kosovë i kanë po të njëjtat probleme sikurse edhe shkollat në Serbi, veçse atje (në Kosovë) probleme janë më të theksuara.
– Përveç vëmendjes, atje mungojnë ato që u mungojnë të gjitha shkollave, nuk ka mjaftueshëm kompjuterë, mobilet në përgjithësi janë të vjetra. Duke marrë parasysh se shumë objekte të cilat janë ndërtuar kah vitet e shtatëdhjeta si të përziera, janë uzurpuar nga shqiptarët, kështu që serbët i kanë shndërruar supermarketet në shkolla, nuk kanë oborre, salla dhe klasat janë të vogla – ka thënë Sharçeviq për TV Pink.
Siç edhe dihet, pothuajse gjysma e serbëve që jetojnë në Kosovë, jetojnë nga arsimi, dhe të gjithë ata të cilët punojnë në kopshte, shkolla dhe institucione të tjera, marrin pjesën më të madhe nga buxheti i Serbisë.
Të punësuarit në Kosovë, ka thënë Sharçeviq, kanë po të njëjtat probleme sikurse edhe të punësuarit në serbi, veçse këta në Kosovë i kanë problemet më të theksuara.
– Këto probleme janë më pak të theksuara në Veri të Mitrovicës pasi kjo pjesë është më e lidhur me Serbinë, përderisa pjesët e tjera më të izoluara, sidomos enklavat në “Metohi” janë më të ndjeshme – thotë Sharçeviq.
Ministri në fjalë, ka bërë të ditur që kah fundi i muajit shkurt do ta vizitoj pjesën lindore të Kosovës, Gjilanin, Kamenicën, Sillovën dhe ka shtuar se serbëve në Kosovë më së shumti i mungon përkrahja, ngrohtësia dhe ndjenja se janë pjesë e Serbisë.
Sipas tij, është pozitive që Kosovë po rritet numri i lindjeve në zonat me popullsinë serbe.
– Familjet i kanë nga katër e nga pesë fëmijë, dhe kjo na inkurajon, ne duhet t’i kushtojmë vëmendje maksimale kësaj – tha Sharçeviq.
I pyetur se si është jeta e përditshme e serbëve në Kosovë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ministri vuri në dukje se frika dhe pasiguria ishte rritur ndër serbët që jetojnë në Kosovë.
– Kam biseduar me banorët e Rahovecit, kemi qenë në po të njëjtën kohë kur ishte në vizitë edhe Haradinaj, mirëpo nuk jemi takuar. Kishte pak frikë dhe pasiguri. Dje pasdite, u thye një xham në shkollë, përsëri ndodhën gjëra negative – tha ministri.
Sipas tij, është e rëndësishme që institucionet serbe përmes Listës Serbe të fillojnë funksionimin dhe të kërkojnë përmbushjen e detyrimeve që i ka administrata në Prishtinë.
– Ne u morëm vesh që të bëjmë rinovimin e gjimnazit dhe shkollës fillore në Rahovec – tha Sharçeviq.
Ai vuri në dukje se shumë qytetar serb janë shprehur të gatshëm që të japin donacione.
Ligjet e reja të sistemit, thotë Sharçeviq, mund t’i përdorim po ashtu edhe në Kosovë, si dhe të bëjmë trajnimin e mësueseve dhe gjithçka tjetër në pjesën tjetër të Serbisë.
Sipas tij, nesër do të mbahet një darkë donatorësh të cilët janë shprehur të gatshëm t’u ndihmojnë njerëzve në Kosovë, e idenë ua ka dhënë qytetarët të cilët kanë kërkuar ndihmë./gazetablic