-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Tension në Egje, Turqia bllokon luftanijen e ministrit Grek

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë bëri të ditur se nuk i ka lejuar ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos që të vendos kurorë lulesh në rajonin e Kardak të Detit Egje me një anije luftarake.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=xTh2GG7-1J0

Në një njoftim me shkrim nga MPB e Turqisë thuhet se Ekipet e sigurisë bregdetare të Turqisë nuk kanë lejuar që ministri grek të afrohet në Kardak.

Në deklaratë thuhet se delegacioni grek pas paralajmërimit të bërë është larguar nga ujërat territoriale turke pa shkaktuar ndonjë tension.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu lidhur me mos lejimin e afrimit të ministrit grek të Mbrojtjes në rajonin e Kardakut, i cili kishte ardhur për të vendosë kurorë lulesh në rajon tha se “Komanda jonë e sigurisë bregdetare ka bërë atë që është e nevojshme”, raporton Anadolu Agency.

https://www.youtube.com/watch?v=ZjWCjRCTBds

Soylu në një deklaratë për media në qytetin Gaziantep të Turqisë foli për mos lejimin e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos që të vendosë kurorë lulesh në Kardak.

Në një pyetje lidhur me rastin, Soylu u përgjigj se “Komanda jonë e Sigurisë Bregdetare ka bërë atë që është e nevojshme”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit