2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Sulmohet parada Homoseksualëve në Gjeorgji

Më të lexuarat

Parada e homoseksualëve në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, u shndërrua në një shfaqje masive dhune.

Me dhjetëra persona u plagosën, ndërsa të tjerë u arrestuan, kur pjestarët e komunitetit të homoseksualëve, lesbikeve, transkesualëve dhe biseksualëve u sulmuan nga përfaqësues të lëvizjeve të ndryshme fetare pro-familjes.

”Si ka mundësi që homoseksualizmi të promovohet në rrugët tona, përpara syve të kaq shumë fëmijëve”, deklaroi një prift i revoltuar për agjensinë e lajmeve “AFP”.

Një organizator i paradës deklaroi se e kishte pritur një reagim negativ të opioninit publik, por nuk mendonte se parada do të sulmohej fizikisht.

Siç raportojnë mediat gjeorgjiane, një grup priftërinjsh ortodoksë i kërkuan policisë që të ndalonte “marshimin e degradimit”, por atyre iu tha se kjo nuk mund të ndodhte, pasi marshimi ishte i ligjshëm dhe në përputhje me parimet kushtetuese për lirinë e zgjedhjes seksuale.

Pas refuzimit të kërkesës, dhjetëra të rinj nisën të qëllonin me gurë ndaj marshuesve dhe të përballeshin fizikisht, duke detyruar policinë që të përdorte gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Homoseksualizmi u kundërshtua në Gjeorgji në vitin 2000, por grupimet e të drejtave të homoseksualëve protestojnë ndaj faktit se nuk ka masa të mjaftueshme ligjore për të penguar konkretisht “diskriminimin”./tch/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit