Antiislamisti Veton Surroi vajton kurdët komunistë, thotë pse po luten shqiptarët për muslimanët turq
Surroi: Lutja për fitore të një ushtrie është pjesëmarrje në një luftë të huaj.
Shkrimtari e publicisti Veton Surroi ka reaguar në profilin e vet të Facebookut për lutjen që mbrëmë është mbajtur në një xhami në Prizren për fitoren e Ushtrisë turke në Siri.
Ishte bërë në organizim të Bashkësisë Islame në Kosovë e të zyrtarëve fetarë nga Turqia ndërsa në të kishin marrë pjesë edhe ushtarë të KFOR-it turk.
“Lutja për fitore të një ushtrie është pjesëmarrje, shpirtërore, në një luftë të huaj”, ka shkruar Surroi në Facebook.
Ky është postimi i plotë:
Bashkësitë fetare duhet të luten për paqe, e posaçërisht ato të Kosovës dhe vendeve që kanë pësuar nga lufta .
Bashkësia islame në Prizren që u lut për fitore të një ushtrie, u lut njëkohësisht për vrasjen e njerëzve, me e pa armë, të rritur e fëmijë, të cilët do të goditen nga ajo ushtri.
Lutja për fitore të një ushtrie është pjesëmarrje, shpirtërore, në një luftë të huaj.