1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Lërini fëmijët të mërziten, nganjëherë më e vlefshme sesa jeta aktive

Më të lexuarat

Fëmijët duhet të lejohet të mërziten në mënyrë që të zhvillojnë aftësinë e tyre për të qenë kreativ pa pasur vëmendjen konstante të të rriturve, thotë një ekspert i edukimit.

Dr. Teresa Belton tha se mendimi aktual dominues që thotë se fëmijët duhet të jenë vazhdimisht aktivë, mund të dëmtojë zhvillimin e imagjinatës së tyre.

Konkluzionet e saj bazohen në intervistat që ka pasur me shkrimtaren Meera Syal dhe artistin Grayson Perry mbi mërzinë që i shtyu ata drejt krijimit kur ishin fëmijë.

Syal tha se mërzia e bëri atë të shkruajë, ndërsa Perry tha se qe një “gjendje krijuese”.

Dr. Belton është një kërkuese shkencore në Universitetin e Anglisë Lindore për Arsimin dhe të Mësuarin Gjatë të Gjithë Jetës. Ajo intervistoi shumë shkrimtarë, artistë dhe shkencëtarë në kërkimin e saj mbi efektet e mërzisë në jetë.

Ajo dëgjoi kujtimet e Syal nga fëmijëria e kaluar në një fshat të vogël minerar, ku kishte shumë pak gjallëri ndërsa ajo rritej. Në fund, Belson tha: “Mungesa e gjërave për të bërë e nxiti atë të flasë me njerëz që përndryshe nuk do të angazhoheshin në biseda dhe për të krijuar aktivitete që në rrethana të tjera nuk do t’i bënte. Ajo përjetoi të folurit me të moshuarit apo mësoi si të pjekë një kek.

“Mërzia shumë shpesh shoqërohet me vetminë dhe Syal kalonte orë të tëra gjatë fëmijërisë duke parë nga dritarja përtej fushave dhe drurëve, duke parë ndryshimin e motit dhe stinëve. Por ajo që është më e rëndësishme, mërzia e shtyu atë të shkruajë. Ajo mbajti një ditar që në moshë të re, duke e mbushur atë me vëzhgime, ngjarje të shkurtra, poema dhe fjalime zemërimi. Ajo mendon se kanë qenë pikërisht këto gjëra të vogla që i hapën horizontin për t’u bërë shkrimtare më vonë”.

Meditim

Vetë komediania tha: “Vetmia e detyruar bashkë me një fletore të bardhë përbën një forcë të mrekullueshme shtytëse”.

Nga ana tjetër, Perry tha se mërzia është me përfitim dhe për të rriturit: “Ndërsa mosha kalon, unë po filloj të vlerësoj meditimin dhe mërzinë. Mërzia është një gjendje shumë krijuese”.

Neurologia dhe ekspertja e degradimit të trurit, prof. Susan Greenfield, e cila foli me akademiken Belton, rikujtoi se kur qe fëmijë në familjen e saj kishte shumë pak para dhe nuk kishte motër apo vëlla deri në moshën 13 vjeç.

Ajo me gëzim e dëfreu veten duke krijuar ngjarje të vogla, duke pikturuar ngjarjet e imagjinuara apo duke shkuar në bibliotekë.

Dr. Belton, e cila është eksperte në ndikimin e emocioneve në sjelle dhe të mësuar, tha se mërzia mund të jetë një “ndjesi e parehatshme” dhe shoqëria ka zhvilluar mendimin se “fëmijët duhet të jenë vazhdimisht të zënë me diçka dhe të stimuluar për të vepruar”.

Por ajo paralajmëroi se të qenët krijues “përfshin të qenët i aftë të zhvillosh stimuj të brendshëm”.

“Nga jashte krijohet një vakum dhe ne përpiqemi ta mbushim atë”, tha ajo. “Disa të rinj që nuk kanë burimet e brendshme apo përgjigjet e nevojshme ndaj mërzisë në mënyrë krijuese në disa raste përfundojnë duke bërë gjera të pakuptimta si shkatërrimi i ndenjëseve në autobus”.

‘Qark i shkurtër’

Akademikja që më herët ka studiuar impaktin e televizionit dhe videove te shkrimet e fëmijëve, tha: “Kur fëmijët nuk kanë asgjë çfarë të bëjnë tani, ata menjëherë kalojnë te televizori, kompjuteri, telefoni apo ndonjë lloj ekrani tjetër. Koha që kalojnë në këtë mënyrë ka ardhur vazhdimisht në rritje.

“Por fëmijët kanë nevojë të kalojnë kohë joaktive gjithashtu, kohë e vlefshme për të imagjinuar dhe për të zhvilluar proceset e tyre të të menduarit apo për të asimiluar eksperiencat e përfituara përgjatë lojërave. Ata kanë nevojë gjithashtu thjesht të vëzhgojnë botën përreth tyre”.

Kjo është nga ato gjëra që stimulojnë imagjinatën, tha ajo, ndërsa ekrani “ka tendencë ta kthejë këtë proces në një qark të shkurtër dhe pakëson kapacitetin për zhvillim dhe krijim”.

Syal shton: “Ti fillon të shkruash për shkak se nuk ka asgjë për të bërë, asgjë për të humbur asgjë për të fituar. Është shumë çliruese të qenët krijues, qoftë kjo edhe për asnjë arsye tjetër veçse për të plotësuar kohën e lirë.

Dr. Belton konkludoi: “Për hatër të krijueshmërisë ndoshta ne kemi nevojë të ngadalësohemi dhe të qëndrojmë larg ekranit herë pas here” transmeton per lexuesin shqiptar GSH.

Hannah Richardson/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit