0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kenia, rrahje masive mes nxënësve muslimanë dhe të krishterë

Më të lexuarat

Rrahjen, në të cilën nxënësit kanë përdorur shkopinj dhe thika, e ndaluan forcat e sigurisë, ndërsa mes 30 të plagosurve të paktën shtatë janë në rrezik për jetën

 

NAIROBI (AA) – Të paktën 30 persona janë plagosur në rrahjen mes nxënësve muslimanë dhe të krishterë në një gjimnaz në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, raporton Anadolu Agency (AA).

Incidenti ndodhi në gjimnazin “Jamhuri” ku shkojnë në shkollë 1.500 nxënës ndërsa rrahja filloi në kantinat në të cilat nxënësit prisnin në radhë për të ngrënë vaktin.

Rrahjen, në të cilën nxënësit kanë përdorur shkopinj dhe thika, e ndaluan forcat e sigurisë, ndërsa mes 30 të plagosurve të paktën shtatë janë në rrezik jetën.

Nxënësit muslimanë pohojnë se drejtori i ri i gjimnazit Fred Awuor në mënyrë konstante i diskriminon duke ua ndaluar pauzën që më parë e kishin për të kryer namazet (lutjet ditore).

Nxënësit janë të pakënaqur edhe me angazhimin e forcave të sigurisë të cilët për çdo ditë kontrollojnë nxënësit gjatë hyrjes në shkollë.

Drejtori i shkollës, e cila është mbyllur përkohësisht për shkak të incidentit, pohon se akuzat për diskriminim janë të pabaza dhe se deri tek trazira erdhi për shkak të zënkave verbale mes nxënësve.

Hetimi është në rrjedhë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit