-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

8 shenja që ke zgjedhur punën apo karrierën e gabuar

Më të lexuarat

Sipas një sondazhi të realizuar nga Deloitte Shift Index, 80 përqind e të punësuarve raportojnë pakënaqësi nga puna. A mos jeni edhe ju në këtë kategori? Ja 8 shenja që tregojnë se ndoshta keni zgjedhur punën apo karrierën e gabuar.

Endërroni me sy hapur sikur bëni dicka tjetër
A e keni kapur ndonjëherë veten duke ëndërruar me sy hapur për ndonjë punë apo karrierë tjetër? A ju ndodh shpesh që të mbshteteni në karrike dhe të mendoni se si do të ishte jeta, po të kishit ndryshuar diplomën e shkollës së lartë dhe po të kishit ndjekur një tjetër rrugë për karrierën tuaj? Të mendosh për këtë gjë ndonjëherë e më pas të qeshësh është njëra gjë, por nëse mendon shpesh dhe më pas kupton se je i trishtuar, atëherë me siguri je në punën apo karrierën e gabuar.

Rezymeja juaj i zvogëlon arritjet tuaja
Kur arrin gjëra në jetë të cilat të shijojnë, zakonisht mburreni dhe lëvdoheni. Madje edhe e zbukuroni të vërtetën, për ta bërë të duket sikur ajo që keni arritur është në fakt edhe më me vlerë nga sa është në të vërtetë. Nëse keni bërë krejtësisht të kundërtën në rezymenë tuaj, në lidhje me pozicionin aktual të punës, atëherë kjo është një shenjë që mund të keni zgjedhur punën apo karrierën e gabuar.

Jeni i depresionuar
Depresioni mund të shkaktohet nga shumë faktorë. Pakënaqësia e lidhur me punën mund të jetë një prej tyre. Duhet të kërkoni këshillën e një eksperti mjekësor për t’ju diagnostikuar me depresion, nëse mendoni se puna juaj po kontribuon për rritjen e depresionit. Një shenjë ku duhet të kërkoni është të krahasoni jetën tuaj dhe sjelljen tuaj përpara se të kishit punën aktuale, dhe përmasën e impaktit negativ që ajo ka patur gjatë të gjithë kohës që jeni në punë.

Probleme në shtëpi
Shumë njerëz që raportojnë pakënaqësi të mëdha nga puna raportojnë njëkohësisht edhe për gjendje të paqëndrueshme në shtëpi. Ata ndihen të shkëputur nga bashkëshorti/ja dhe humbasin interesin tek fëmijët apo aktivitetet e fëmijëve të tyre.

Promovimet dhe rritja e pagës nuk të ngazëllejnë më
Një promovim në punë apo një rritje page është shenja thelbësore e suksesit në punë. Eshtë ajo për të cilën përpiqen shumica e njerëzve. Megjithatë, njerëzit që janë shumë të pakënaqur me punën apo karrierën tyre e shohin promovimin dhe rritjen e pagës thjeshtë si më shumë përgjegjësi dhe stres.

Do të preferonit më mirë të ishit gjetkë, se sa këtu
A të përshkon shpesh herë mendjen mendimi që “më mirë të isha diku tjetër, se sa këtu”? Nëse imagjinon që më mirë të ishe duke bërë edhe aktivitetin më pak të preferuar, vetëm në punë të mos ishe, atëherë ke zgjedhur punën apo karrierën e gabuar.

I vë shumë rëndësi gjithçkaje
A jeni ai personi nëpër mbledhje që, në cdo skenar e sheh gotën si gjysmë bosh? A gjeni vazhdimisht një arsye përse cdo gjë për punën tuaj është kaq e gabuar? Ndoshta mendon që nota e lartë e zërit të drejtuesit të zyrës po ju shkakton shqetësime seriozë për aftësinë tuaj për ta shijuar punën si duhet. Nëse është e vërtetë, atëherë keni zgjedhur punën ose karrierën e gabuar.

Je gjithmonë në kërkim të një pune të re
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, shenja më e fortë që ke zgjedhur punën apo karrierën e gabuar është nëse e gjen veten që azhornon shpesh rezymenë dhe kërkon vende pune në internet. Shumica e njerëzve që bëjnë këto lëvizje në fakt nuk aplikojnë për punë të re. Thjeshtë përgatitja e letrave i bën njerëzit të mendojnë sikur kanë marrë kontrollin. Kjo i bën menjëherë të ndihen më mirë. Nëse keni mbërritur në këtë pikë dhe vërtetë mendoni që keni zgjedhur punën e gabuar atëherë nuk ka asgjë që mund të bëni për të ndryshuar këndvështrimin. Dhe sot mund të jetë koha për të aplikuar për ndonjë prej atyre punëve që ka kohë që i kërkoni. /HuffPost/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit