-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Thirrësi islam vritet në Guineja pas ligjëratës së tij

Më të lexuarat

Javën e kaluar, një hoxhë i quajtur Abdul Muhsin Al-Tuwaijri ishte goditur për vdekje në një fshat të Guinesë.

Thirrësi ishte një një mision për të mbajtur disa ligjërata në këtë vend dhe ishte vrarë pasi kishte mbaruar një ligjëratë, e cila është thënë se ka zemëruar banorët e Kantebalandougou, një vend i vogël në lindje të Guniesë.

Autoritet e policisë ka thënë se ai ishte goditur dy herë në gjoks, derisa po shkonte me motor me një banor të fshatit për të marrë makinën e tij.

Burimet mjekësore thonë se thirrësi kishte vdekur në vend, ndërsa shoqëruesi i tij është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spitalin në Kankan.

Vdekja e tij është pritur si një lajm i hidhur në botën Islame, por ne nuk themi asgjë përveç se ne jemi të Allahut dhe se tek Ai do të kthehemi. Ndërsa zullumqarët do të marrin dënimin e merituar inshaAllah./KohaIslame.com/

Video nga Sheikh Al-Tuwaijiri në misionin e tij

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit