3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Bëri synet të birin 6 vjeç, shqiptari rrezikon burgun në Gjermani

Më të lexuarat

Një burrë kosovar me banim në Gjermani mund të dënohet me burgim pasi ka kryer procedurën e intervenimit të synetisë tek djali i tij 6 vjecar.

35 vjeçari nga Kosova, i cili i takon besimit islam akuzohet se ka bërë synet të birin 6 vjeçar, kundër vullnetit të fëmijës dhe të nënës së tij e cila jeton e ndarë nga ai. Gruaja, e cila po ashtu është e besimit mysliman, ka të drejtën e kujdestarisë për djalin dhe një vajzë, shkruan westfalenblatt.de.

Por, me lejen e saj, në vitin 2015 dy fëmijët kishin kaluar pushimet verore te babai, transmeton albinfo.ch. Ai e kishte shfrytëzuar këtë kohë dhe e kishte çuar të birin në një ordinancë mjekësore në Essen, e cila bën ndërhyrjen kirurgjikale të circumcisionit (synetisë) sipas ritualit mysliman.

Vogëlushi nuk donte të bëhej synet ndërsa nëna e tij e kishte paditur babanë e vogëlushit, ose ish bashkëshortin e saj. Ai ishte dënuar nga Gjykata Penale e Essenit me 6 muaj burg me kusht për shkaktim të qëllimshëm të lëndimit trupor. Por për prokurorinë, ky dënim kishte qenë tepër i butë.

Pas ankesës së bërë nga prokuroria, gjykata superiore, ajo e Landit, e dënon kosovarin me 1 vjet burg, sërish me kusht. Gjyqtarët e kishin gjykuar si rrethanë rënduese faktin se viktima kishte qenë në moshë relativisht të rritur dhe përkundër kësaj, nuk i ishte lejuar të deklarohej për vete, përcjell albinfo.ch. Veç kësaj, edhe fakti se burri kishte vepruar kundër vullnetit të gruas, nënës së fëmijës, përbën një rrethanë rënduese.

Në shenjë respektimi për muslimanët dhe hebrenjtë që e kanë në traditë synetinë, Parlamenti Federal në vitin 2012 e kishte lejuar këtë lloj ndërhyrjeje, përcjell albinfo.ch. Por, paragrafi 1631d i Kodit Civil e thotë shprehimisht se kjo leje ka të bëjë me fëmijët meshkuj “të paaftë për të kuptuar dhe gjykuar”. Ndërsa një fëmijë 6 vjeçar, nuk bën pjesë në këtë kategori.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit