3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Komuna franceze Gennevilliers njeh shtetin e Palestinës

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës Gennevilliers, Patrice Leclerc, komunë e cila ndodhet në veri të Parisit, në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se ka njohur shtetin e Palestinës

 

PARIS (AA) – Komuna Gennevilliers në Francë njoftoi se ka marrë vendim për njohjen e shtetit të pavarur të Palestinës, duke rikujtuar vendimin e Parlamentit francez të vitit 2014, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Komunës Gennevilliers, Patrice Leclerc, komunë e cila ndodhet në veri të Parisit, në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se ka njohur shtetin e Palestinës.

Në deklaratë rikujtohet se në vitin 2014 Parlamenti i Francës dhe Senati kanë miratuar projekt-rezolutën e cila i rekomandon qeverisë që ta njohë shtetin e pavarur të Palestinës. Në deklaratë po ashtu rikujtohet se ministri i atëhershëm i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius ka deklaruar se në qoftë se brenda dy vitesh nuk do të ketë rezultat nga takimet e paqes mes Izraelit dhe Palestinës, atëherë shteti i tij do ta njohë Palestinën si shtet të pavarur.

Duke vënë në dukje se shpresave për paqe në rajon u janë vendosur dinamitët me vendimin e presidentit të SHBA-ve për Kudsin si dhe me vendimin e Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve të raje në tokat e pushtuara, në deklaratë thuhet se “Patrice Leclerc fton të gjitha komunat që ta njohin shtetin e Palestinës”.

“Presidenti Emmanuel Macron kundërshton njohjen e shtetit të Palestinës, por nëse mijëra komuna marrin zyrtarisht një vendim në drejtim të tillë, atëherë edhe Franca do të jetë e detyruar të njohë Palestinën”, thuhet më tej në deklaratë.

Vendimi i cili do të nënshkruhet të hënën dhe do të zyrtarizohet, pritet të pranohet edhe nga komunat tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit