2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

11 vjeçari mbledh 1500 palë çorape për të pastrehët

Më të lexuarat

11 vjeçari, Joseph Cox ishte shumë i vendosur që të ndihmojë të pastrehët pasi kishte parë shumë prej tyre të kishin ftohtë një natë në Edinburgh derisa po kthehej në shtëpi.

Ai vendosi që të mbledhë çorape dhe t’i dhurojë ato personave të pastrehë pasi donte të gjente një mënyrë sado të vogël që të përmirësojë jetën e tyre.

“T’i shoh ata njerëz ashtu më mërziti shumë. Unë e pyeta nënën time nëse mund të bënim diçka që t’i ndihmonim ata. Të gjithë meritojnë të jenë të lumtur dhe ndonjëherë edhe gjërat e vogla, si një buzëqeshje ose thjesht një palë çorape të reja e zbukurojnë ditën e dikujt”, ka thënë ai për HuffPost.

Nëna e Joseph, Anna Cox ka thënë se nuk ishte befasuar aspak kur i biri i kishte thënë se dëshiron që të bëjë diçka që të  ndihmojë personat e pastrehë, transmeton Klan Kosova.

“Ai gjithmonë ka qenë shumë i dashur, zemërgjerë dhe ka dëshirë të ndihmojë kurdo që ka mundësi”, ka thënë ajo.

11 vjeçari Joseph ka nisur kampanjën e tij “Çorape për rrugë” në muajin shtator të vitit 2017 ku kërkoi nga njerëzit që të dhuronin çorape të reja në disa pika në Edinburgh.

Ai thirrjen e tij e bëri përmes posterëve dhe duke u treguar njerëzve nëpër rrugë.

Joseph ka arritur të mbledhë 1500 palë çorape të reja derisa ai dhe nëna e tij i shpërndanë ato në rrugët e Edinburghut.

“Ata ishin shumë të lumtur dhe falenderues. Njëri nga ta u mori erë çorapeve të reja që i dhuruam dhe tha se ka kohë që nuk kishte ndjerë aromën e rrobave të reja. Ishte shumë i lumtur. Është ndjenjë shumë e mirë të mund të ndihmosh”, ka thënë ai.

Për të vazhduar tutje projektin e të birit, nëna e tij Anna e ka ndihmuar atë të hapë një faqe në Facebook.

Projekti i Joseph ndonëse ka kohë që ka filluar është akoma duke vazhduar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit