14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

“Ivanoviç vrau 49 shqiptarë, të afërmit e tij e dinë kush e ekzekutoi”

Më të lexuarat

Halit Barani, kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë, ka komentuar situatën kaotike të shkaktuar pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, politikanit serb në Mitrovicë.

Ai ndër të tjera ka theksuar se vrasja e tij është qërim hesapesh mes grupeve kriminale.

Barani thotë më tutje se Oliver Ivanoviq ka qenë vrasësi i 49 shqiptarëve, për të cilat ka edhe dëshmitarë.

“Sa i përket vrasjes së kryekriminelit Oliver Ivanovcit, i cili është pjesëmarrës i disa masakrave në Mitrovicë e gjetiu, vrasja është qërim hesapesh mes grupeve kriminele. Oliveri ka qenë vrasës i 49 shqiptarëve për çka në KMDLNJ, Qendra Rajonale ka të delonuara shumë deklarata të dëshmitarëve okular, ndër ta ka edhe dëshmitarë serbë”, thotë Barani.

Barani nënvizon se familjarët e Ivanovic e dinë se kush janë vrasësit.

“Oliveri ka qenë cak i bandave kriminele serbe edhe në tri raste me herët, sa i përket trazirave mendoj se nuk do të ketë ngase nuk ka arsye pasi familja dhe shokët i dinë vrasësit poashtu edhe shokët kriminelë të tij i njohin vrasësit dhe e din arsyen e vrasjes”, thotë Barani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit