7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Bashkiaku francez ndalon zëvendësimin e mishit të derrit nga menutë në shkolla

Më të lexuarat

Vendimi i një bashkiaku nga e djathta ekstreme në Francë, për të ndaluar zëvendësimin e mishit të derrit në racionet shkollore, ka ngjallur reagime të ashpra nga grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Julien Sanchez, bashkiak në qytetin Beaucaire në jug të Francës nga radhët e së djathtës ekstreme Fronti Kombëtar, të hënën e shpalli të paligjshëm alternativën për mishin e derrit në kantinat shkollore, me arsyetimin se zëvendësimi i ushqimit është një gjë “anti-republikane” dhe shkelë parimet sekulariste të Francës.

Abdallah Zekri, në cilësi të kreut të Observatorit Kombëtar Kundër Islamofobisë në Francë, nga ana e tij dënoi atë të cilën e qauajti “vendim arbitrar dhe diskriminues”.

“Vendimi në fjalë, është i papranueshëm nga fakti se nuk mund të pranojmë që disa fëmijë të hanë dhe disa të tjerë vetëm të shikojnë”, tha ai për Anadolu Agency (AA).

Zekri tha më tej se vendimi i Sanchezit është në kundërshtim me parimet e sekularizmit, duke vënë në dukje se sekularizmi garanton lirinë e ndërgjegjes dhe religjionit si një e drejtë fundamentale për secilin qytetar.

“Ai po përdorë sekularizmin si pretekst, mirëpo vendimi i tij është kundërthënës. Është shumë e thjeshtë, kemi të bëjmë me racizëm kundër muslimanëve sepse është një proces anti-musliman”, tha ai, duke apeluar për pezullim të vendimit.

Vendimi i Sanchezit nga e hëna e këtej ka privuar nga ushqimi rreth 150 nxënës, kryesisht muslimanë.

Në shenjë proteste, kryetarja e Këshillit të prindërve në qarkun Beaucaire, Anne Moiroud, të hënën organizoi një piknik në sheshin para godinës së komunës.

“Sanchezi kërkon publicitet për Frontin Kombëtar këtu në Francë, mirëpo ai nuk mban llogari për fëmijët në Beaucaire”, deklaroi një prind i zemëruar, sipas të cilit zëvendësimi i ushqimit ekziston tashmë për 40 vjet sepse fëmijët vendosin nëse do të hanë apo jo, mish deri.

– Vendim i përsëritur

Kjo nuk është hera e parë që ushqimet zëvendësuese kanë bërë tituj nëpër ballinat e gazetave.

Kryebashkiaku i qytetit Chalon-sur-Saone në Burgundy, Gilles Platret, anëtar i qendrës së djathtë Les Republicains, në vitin 2015 miratoi një vendim të ngjashëm, të cilin më vonë në vitin 2017 e anuloi një gjykatë me arsyetimin se kufizimet nuk janë në interes të fëmijëve.

Ai u zotua se vendimin do ta dërgojë në gjykatë të Apelit.

Në vitin 2015, nxënësit në shkollën fillore Piedalloues në qytetin Auxerre, që hanin mish derri, ishin urdhëruar që gjatë kohës së drekës të mbajnë shirita të kuq në krah ndërsa ata që nuk hanë të mbajnë shirita të verdhë.

Urdhëri ishte anuluar pas protestave të prindërve të irrituar nga ky vendim, të cilët ishin përkrahur edhe nga disa liderë të komunitetit të cilët thanë se shiritat e verdhë ua kujtojnë yjet e verdha të cilat hebrenjtë ishin detyruar t’i mbajnë gjatë pushtimit nazist.

Kjo nuk është e tëra, sepse edhe ish presidenti francez Nicolas Sarkozy bëri një deklaratë kontroverse, më saktësisht në vitin 2016, kur kërkonte mandat të ri në zgjedhjet presidenciale.

“Nëse familja e një vogëlushi nuk konsumon mish derri, ndërkohë që në menunë e kantinës ka një copë proshutë dhe patate të skuqura, atëherë ai nuk do ta konsumojë mishin por dyfishin e patateve. Në Republikën tonë rregulli vlen për të gjithë dhe ka një menu për të gjithë”, kishte thënë Sarkozy.

Heqjen e menuve alternative nga kantinat shkollore e paralajmëroi edhe Michel Rotger, bashkiak i komunës Chevigny-Saint-Sauveur. Në një deklaratë viitin e kaluar, ai tha se me vendimin e tij, synon promovimin e vlerave sekulariste.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit