-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

10 mijë euro për ata që japin informata për vrasjen e Ivanoviqit

Më të lexuarat

Pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, Policia e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 10.000 eurosh për cilindo qytetar që jep informacione lidhur me kryesit e kësaj vrasjeje, raporton Kumti.

Që nga marrja e informacionit Policia e Kosovës është angazhuar rreth zbardhjes së vrasjes se Oliver Ivanoviqit që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës. Por, për identifikimin sa më të shpejt të kryerësve të këtij akti kriminal, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit t’a ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit/ve të këtij akti dhe për këtë ofron një shpërblim prej 10.000 euro (dhjetëmijë euro), për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.

“Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund ato t’i dërgojnë në këto numra telefoni dhe e-mail adresën e poshtëshënuar:

Tel:-080019999 ose- 192, dhe e-mail: [email protected]

Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët, dhe policia do ta ruaj striktë të drejtën e anonimitetit apo fshehtësisë së identitetit në këta numra telefoni dhe në këtë e-mail adresë, përveçse nëse personat vetë, vullnetarisht deklarohen ndryshe”, thuhet tutje në njoftimin dërguar mediave, transmeton Kumti.com

“Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbardhur sa më parë këtë rast dhe për të sjellë para drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur kryerësin/it e kësaj vepre kriminale”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit