-1.2 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Miratohet ligji për zhurmat në publik: Rrezikohet ulja e zërit të ezanit nëpër xhamia

Më të lexuarat

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si sponsoruese e këtij ligji, shpjegon se në këtë projektligj ndër të tjera përfshihen dhe objektet e fetare.

Në hartimin e projektligjit, i cili tani pritet të marrë dhe miratimin në Kuvendin e Kosovës, kanë marrë pjesë dhe përfaqësues të bashkësive fetare.
Qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i qasjes unike dhe shmangies dhe parandalimit të efekteve negative, duke përfshirë edhe bezdisjen nga zhurma në mjedis.
“Projektligji përcakton përgatitjen e hartave të zhurmës, informimin e publikut për këtë si dhe miratimin e planeve të punës nga ana e Qeverisë dhe komunave, bazuar në hartat e zhurmës. Projektligji për cakton edhe bazën e vendosjes së masave të komunitetit për zvogëlimin e zhurmës”, bën të ditur Qeveria.
Në mbledhjen e rregullt të Ekzekutivit, ka kaluar vendimi për shpronësimin e pronave të paluajtshme private në zonën kadastrale Dimçe, komuna e Hanit të Elezit.
Këto toka duhet shpronësuar për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore të kompanisë “Sharcem”, ka bërë të ditur Qeveria në një komunikatë shtypi.
Procedurat e shpronësimit do të nisin sa më parë.
Po, ashtu Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve prej 500 000 eurove për sigurimin e këshillave ligjore dhe shërbimeve të ndërlidhura për përgatitjen e dokumentacionin dhe procedurave tjera përcjellëse për aplikim për anëtarësi në Këshillin e Evropës dhe mbarëvajtjen e procesit të negociatave për Marrëveshje për Stabilizim dhe Asociim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit