4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Prindërit do e fejonin me një tjetër/ Dashuria i ‘errëson’ sytë të riut, plumba 14-vjeçares

Më të lexuarat

 

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi dje fshatin Babunjë në Divjakë, ku një djalë i ri ka qëlluar me automatik në drejtim të një vajze 14-vjeçare.

22-vjeçari Bajram Krasniqi prej kohësh ngacmonte bashkëfshataren e tij të mitur, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.

Ndonëse ishte në pritje të një sinjali dhe një përgjigjeje pozitive nga ajo, i riu mësohet të ketë marrë lajmin e ‘hidhur’, pasi prindërit e saj kishin vendosur ta fejonin me dikë tjetër.

Krasniqi në inat e sipër, pas lajmit, ka siguruar një armë zjarri automatik, ndërsa ka vendosur të marrë ‘hak’ ndaj vajzës që dashuronte, pasi kjo e fundit refuzoi dashurinë e tij.

Siç raportuan edhe burime policore, i riu ka qëlluar në drejtim të vajzës me disa herë, por fatmirësisht plumbat nuk e kapën 14-vjeçaren. Ndërkohë, pak pas ngjarjes ai u arrestua, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit