-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Erdogan: si lobova te liderët botërorë për Jerusalemin

Më të lexuarat

Duke e patur çështje dite Jerusalemin, Presidenti Erdogan ka zbuluar para opinionit atë që përflitej: lobimin e fuqishëm që ka bërë dhe me Perëndimin për t’i dhënë një kundërpërgjigje inisiativës Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, siç dhe ndodhi. Sepse siç ka thënë se fundi presidenti turk, Jerusalemi është dhe një çështje e të krishterëve.

“Sigurisht që unë si kryesues aktual i Organizatës për Bashkëpunim Islam duke thirrur shtete të shumta islame, kam thirrur edhe Patrik Fransuva-n i cili është në pozitën e liderit të botës krishtere. Bisedova me atë për këtë proces dhe e pashë që edhe ai e ndan të njëjtin mendim me ne. Po ashtu kam thirrur edhe presidentin gjerman gjerman Frank-Ëalter Steinmeier, kancelaren Angela Merkel, presidentin francez Emmanuel Macron, presidentin rus Vladimir Putin. Bisedova edhe me ata për këtë çështje. Pra, jo vetëm nga bota islame, por kam thirrur liderë të shumtë edhe jashtë botës islame, sepse ky problem nuk ishte vetëm një problem i muslimanëve, por në të vërtetë problem i gjithë njerëzimit”, tha Erdogan për AA.

Sipas tij, Trump nuk duhej ta bënte gabimin e madhe me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

“Nuk duhej të hynte në këtë lojë, në këtë kurth. Pse? Sepse e dini se është vendimi numër 478 i KS të OKB-së i vitit 1980 dhe në fund të këtij vendimi të asaj kohe qëndron edhe nënshkrimi i SHBA-së. Përkundër këtij nënshkrimi, shkelja e këtij vendimi nga SHBA ishte një hap shumë i gabuar. Cili ishte hapi i duhur që duhet të ndërmerrej? Shkojmë në vitin 1967 dhe çfarë ka në vitin 1967? Këtu ka një zgjidhje me dy shtete. Tani bëhet fjalë që Kudsi Lindor të njihet si kryeqytet i Palestinës dhe po të ishte afruar në zgjidhjen me dy shtete atëherë nuk do të vinte puna deri këtu”, tha Erdogan.

“Të marrësh pranë dhe të ecësh vetëm me Izraelin, me sa duket nuk i përshtatet Amerikës së madhe”, shtoi presidenti turk. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit