-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

New Jersey: miratohet ndërtimi i xhamisë, komuna i paguan Bashkësisë Islame dhe 3.25 milion dollarë kompensim për një gjyq

Më të lexuarat

Komuna e një qyteti në shtetin amerikan të New Jersey-it miratoi ndërtimin e një xhamie, pas vite debati, si dhe kompensimin me 3.25 milionë dollarë, pasi një padi gjyqësore ngritur ndaj saj.

Administrata e komunës së qytetit Bernards miratoi planin e ndërtimit të martën në mbrëmje, raporton AP.

Bashkësia Islame e Basking Ridge kishte paditur komunën e qytetit vitin e kaluar, me arsyetimin se qyteti kishte ndryshuar planin e ndërtimit për atë zonë me qëllim që të parandalojë ndërtimin e xhamisë.

Një padi është iniciuar edhe nga Ministria e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, me pretendimin se qyteti po e trajton këtë komunitet ndryshe nga grupet e tjera fetare. Sipas kushteve të marrëveshjes, komuna do të paguajë shumën e përmendur të kompensimit, dhe do të miratojë ndërtimin e xhamisë.

Gjithashtu, komuna është pajtuar që të ndryshojë kufizimet e ndërtimit në zonë, kur është fjala për vendet e adhurimit. Disa nga banorët e këtij qyteti amerikan argumentuan se kanë kundërshtuar ndërtimin vetëm për shkak të vendndodhjes, dhe jo për shkak të jotolerancës fetare.

Ata kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me trafikun dhe ruajtjen e natyrës historike të lokacionit të “Këndit të Lirisë” (Liberty Corner). Ata kishin thënë se komuniteti duhet të kërkojë një tjetër vend për xhami.

Por banorë të tjerë nuk janë pajtuar me arsyetimin e përmendur më lart dhe kanë thënë se janë të pabaza përpjekjet për t’jua ndaluar muslimanëve ndërtimin e xhamisë.

Edhe Ministria e Drejtësisë deklaroi se komuna e qytetit po diskriminon Bashkësinë Islame në baza fetare. Një padi e ngjashme nga viti 2014, i pati kushtuar komunës së Bridgewater tetë milionë dollarë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit