2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Presidenti austriak, mesazh anti-racist: Mirësevini, e dashura Asel!

Më të lexuarat

Alexander Van der Bellen, presidenti austriak, qëndroi publikisht në mbrojtje të fëmijës së parë të lindur në 2018, kundër të cilës u lançua një ortek urrejtjeje në rrjetet sociale në vend, duke qenë se ishte prej dy prindërve emigrantë nga Turqia.

Në profilin e tij në Facebook ai shkroi “Mirësevini, e dashura Asel, të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitetin dhe të drejtat e tyre”. Besimi dhe kohezioni janë më të mëdha se urrejtja”, raportojnë mediat austriake.

Kur lindi fëmija e parë në Vjenë, në 1 janar të vitit 2018, në ora 00.47 në një klinikë në Rudolfstiftung, pakkush kishte pritur që një ngjarje e lumtur si kjo do të kthehej në urrejtje të paparë.

Vogëlushja Asel Tamgac, që peshonte 3.46 kilogram, me asnjë tipar nuk mund të dallohej nga të sapolindurit e tjerë në të gjithë Evropën … Pavarësisht këtij fakti, imazhi i Asel me babain e saj Alper dhe nënën Naimen shkaktoi bujë në vend.

Prindërit e vogëlushes vijnë nga Turqia, dhe nëna e saj “është e mbuluar”. Faqet e mediave austriake, veçanërisht në Facebook, po shpërthenin me mesazhe raciste dhe urrejtëse, disa madje duke dërguar kërcënime me vdekje ndaj familjes turke. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit