3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Bloomberg: iPhone i ardhshëm do të vij me ekrane të lakuar

Më të lexuarat

Apple prezantoi telefonin e ri iPhone 5S disa javë më parë, por spekulimet që rrethojnë versionin e ardhshëm të familjes iOS tashmë kanë filluar.

Bloomberg raporton, nëpërmjet burimeve të paidentifikuara, se Apple do të nxjerrë iPhone me ekrane më të mëdha në gjysmën e dytë të vitit 2014, gjë e cila ka qenë e përfolur në të kaluarën.

Raporti i ri gjithashtu pohon se iPhones e ardhshëm do të ketë ekrane të lakuar, në mënyrë specifike ekrani do ketë qoshe të lakuara. Ky raport ndjek lajmin pasi Samsung dhe LG po hedhin në treg telefona me ekrane të lakuar, edhe pse qasjet e tyre për të ofruar këtë funksion janë mjaft të ndryshme.

Bloomberg pretendon se modelet e ardhshme të iPhone do të vijnë me ekrane 4,7 dhe 5,5 inç në madhësi, shumë më të mëdhenj se ekrani 4-inç që Apple paraqiti në iPhone 5 në vitin 2012. Raporti shton se Apple është duke zhvilluar një teknologji të re për iPhone e ardhshme, që do të përfshijë sensorë në ekrane të dizajnuar për të zbuluar nivele të ndryshme të presionit nga gishti i një personi .

Megjithatë, kjo lloj karakteristike nuk pritet të jetë pjesë e modeleve të 2014, në bazë të raportit. Si zakonisht, Apple nuk pranoi të komentojë për Bloomberg në raportin e tyre./ilirida/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit