-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Institucionet islame në Jerusalem reaguan ndaj vendimit të parlamentit izraelit

Më të lexuarat

Institucionet islame në Jerusalem reaguan ndaj vendimit të Parlamentit të Izraelit për vendosjen e kushtit prej të paktën 2/3 të shumicës së votave për të miratuar tërheqjen prej ndonjë territori të pushtuar përfshirë edhe Jerusalemin Lindor.

 

Institucionet islame në Jerusalem reaguan ndaj vendimit të Parlamentit të Izraelit (Knesset) për vendosjen e kushtit prej të paktën 2/3 të shumicës së votave për të miratuar tërheqjen e trupave prej ndonjë territori të pushtuar përfshirë edhe Jerusalemin Lindor.

“Këshilli i Fondacioneve dhe Çështjeve të Shenjtërisë të Jerusalemit”, “Delegacioni i Lartë Islam”, “Komiteti Palestinez i Fetvas” dhe “Administrata e Fondacioneve Islame të Jerusalemit”, publikuan një komunikatë të përbashkët me shkrim, ku thuhet se vendimi në fjalë është i pavlefshëm edhe nga aspekti fetar edhe nga aspekti ligjor, ndërsa u vë theksi se është paragjykues.

“Ky vendim, i cili lejon autoritetet okupuese luajtjen me kufijtë në Jerusalemin e pushtuar me qëllim të forcimit të sovranitetit mbi këtë qytet, është i pavlefshëm edhe nga aspekti fetar edhe nga ai ligjor”, shkruhet në komunikatë.

Në mes tjerash u tha se “Ne paralajmërojmë për pasojat e këtij vendimi të marrë në kuadër të projekteve për ndryshimin e hapur të statusit historik dhe ligjor që kishte Jerusalemi para pushtimit në vitin 1967 dhe për hebraizimin e tij e që zhvillohen me mbështetjen e grupeve terroriste hebraike”.

Ligji, i cili vendos kushtin për marrjen e miratimit të shumicës prej 2/3 për tu tërhequr nga Jerusalemi Lindor i pushtuar, u miratua dje në parlamenti e Izraelit.

Sipas kësaj, në parlamentin e Izraelit, i cili numëron 120 karrige, për të miratuar tërheqjen prej ndonjë pjesë të qytetit të shenjtë përfshirë edhe Jerusalemin Lindor, do të nevojiten të paktën 80 vota. Ndërkaq më herët për marrjen e një vendimi të tillë mjaftonin votat e shumicës absolute.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit