-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Grupi “Xhihadi Islamik” mendon të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të OÇP-së

Më të lexuarat

OÇP është grupi ombrellë që përfshin shumicën e fraksioneve kryesore palestineze, me përjashtëm të Lëvizjes së Rezistencës Hamas dhe grupit “Xhihadi Islamik”

 

RAMALLAH (AA) – Grupi palestinez “Xhihadi Islamik” ka gjasa të marrë pjesë në takimin e Këshillit Qendror të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), që do të mbahet në fund të këtij muaji, raporton Anadolu Agency (AA).

Këtë e bëri të ditur një burim brenda grupit “Xhihadi Islamik” i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Ai për AA tha se grupi është duke shqyrtuar seriozisht ftesën që ka pranuar për të marrë pjesë në takimin e ardhshëm.

“Ka një prirje të përgjithshme (brenda grupit Xhihadi Islamik) për të marrë pjesë në takim me qëllim që të ndikojë pozitivisht në rezultatin e tij”, tha burimi.

Këshili qendror i OÇP-së pritet të thërret takimin më 14 janar, nën simbolin “Kudsi është kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës”.

Qëllimi i deklaruar i takimit është të krijojë një qëndrim të unifikuar përballë vendimit të muajit të kaluar të presidentit amerikan, Donald Trump, për të njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit.

OÇP është grupi ombrellë që përfshin shumicën e fraksioneve kryesore palestineze, me përjashtëm të Lëvizjes së Rezistencës Hamas dhe grupit “Xhihadi Islamik”.

Takimi i fundit i Këshillit Qendror të OÇP-së u mbajt në vitin 2015 në kryeqytetin e Autoritetit Palestinez, Ramallah.

Dje, Hamas dhe Xhihadi Islamik njoftuan se kishin pranuar ftesa zyrtare për të marrë pjesë në takimin e këshillit të 14 janarit.

Të dy grupet, që janë të angazhuara për një politikë të rezistencës së armatosur kundër pushtimit izraelit prej dekadash, kanë thënë se do të marrin parasysh ofertën.

Ndryshe, të dielën e kaluar presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, njoftoi se Këshilli Qendror së shpejti do të thërriste një takim urgjent për të diskutuar “çështjet e rëndësishme” që kanë të bëjnë me Kudsin.

Më 6 dhjetor, presidenti i SHBA-ve njoftoi vendimin e tij për të njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit, duke shkaktuar një kundërshtim të gjerë dhe protesta nga e gjitha bota arabe dhe muslimane.

Kudsi mbetet në qendër të konfliktit të Lindjes së Mesme, me palestinezët duke shpresuar se Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli, mund të shërbejë përfundimisht si kryeqyteti i një shteti të pavarur palestinez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit